Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Shkëlqen tek “Austria Wien”, Fisnik Asllani, e ardhmja e Kombëtares së Kosovës
Futboll Sport

Shkëlqen tek “Austria Wien”, Fisnik Asllani, e ardhmja e Kombëtares së Kosovës

22 February 2024 0 Comment 7 min read

AA

Në Gjermani e konsiderojnë si një prej talenteve të së ardhmes së futbollit.

Në Gjermani e konsiderojnë si një prej talenteve të së ardhmes së futbollit. Bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili tashmë është i huazuar te skuadra e Bundesligës së Austrisë, Austria Wien. Këto ditë, futbollisti Asllani i është bashkuar Kombëtares së Kosovës.

Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 800 mijë euro, por kjo shifër nuk i mat saktë vlerat reale që ka në këmbë ky futbollist. Ai po kalon momente fantastike me ekipin austriak. Në një bisedë ekskluzive për Albinfo.at, Asllani na tregon se si po shkon aventura e tij e re dhe çfarë synon të arrijë gjatë sezoneve të ardhshme.

Fillimi i shkëlqyer tek “Austria Wien”

Fisnik Asllani nis rrëfimin e tij, duke na treguar për fillimin e tij të shkëlqyer te ekipi futbollistik i kryeqytetit austriak. Si e priti klubi dhe cilat janë objektivat e tij:

“Fillimi në “Austria Wien” ka qenë shumë i mirë. Ekipi më ka pritur shumë mirë. Më kanë ndihmuar dhe ma kanë lehtësuar ambientimin si në vend ashtu dhe në skuadër. Tash jam duke u munduar të vazhdoj formën, me dhënë sa më shumë gola dhe asiste”.

Për objektivat, ai shton: “Objektivi im personal është të jap maksimumin në çdo ndeshje, të kontribuoj për ekipin me gola dhe asiste. Ndërsa objektivi i ekipit është të konkurojë fuqishëm në kampionat dhe t’i arrij synimet e vendosura”, thotë ai për revistën “albinfo.at”.

Dallimet mes futbollit gjerman dhe atij austriak

21-vjeçari karrierën e tij e filloi te BFC Dynamo dhe më pas, një kohë të gjatë e kaloi te Union Berlin, duke luajtur deri në grupmoshat U19. Lojtari kosovar më pas u transferua në Hoffenheim, kurse tani luan si i huazuar te “Austria Wien” deri në qershor të vitit 2024.

Kur pyetet për dallimet mes futbollit gjerman dhe atij austriak, Asllani thotë: “Dallimi më i madh mes Gjermanisë dhe Austrisë mendoj se është intensiteti i lojës. Në Gjermani loja shkon më shpejt. Por, edhe këtu liga duket shumë e mirë. Ka lojtarë shumë të mirë dhe të rinj, të cilët luajnë këtu dhe më pas transferohen në Premier League, Bundesliga apo në vendet e tjera të Europës”.

Pse futbolli?

Gjithmonë qëndron një histori pas suksesit. Sulmuesi i klubit austriak, Fisnik Asllani na tregon se si nisi dashuria e tij për futbollin:

“Në moshën 6-vjeçare kam filluar të luaj futboll. Babai gjithmonë ka luajtur futboll dhe e dashuron këtë sport. Ai më ka dhënë motivin për të luajtur edhe unë. Më ka çuar në fushat e futbollit, gjithmonë ka marrë topin me vete kudo që kemi shkuar. E gjithë familja ka qëndruar pranë meje”, shprehet ai.

Dallimi mes Kosovës dhe Gjermanisë

Asllani gjatë vitit 2018 ka qenë i grumbulluar në grupmoshat U17 të Kosovës, por ai më pas ka luajtur edhe për Gjermaninë në dy kampe të U18 dhe U20. Në lidhje me dallimet mes Kombëtares së Kosovës dhe Gjermanisë, ai thotë:

“Dallimi më i madh është te kushtet. Por, edhe shteti i Kosovës është duke u përmirësuar. Këtu ka lojtarë të talentuar, dhe shteti është në një rrugë përmirësimi”.

Ëndërron fanellën e Barcelonës

Njeriu është lindur për të ëndërruar. Pra, për të pasur sukses duhet ta kesh një qëllim përpara vetës. Fsinik Asllani në përfundim, pyetet për klubin e ëndrrave, ai thotë: “Gjithmonë më ka pëlqyer Barcelona, dhe ëndërroj që një ditë të luaj me fanellën e saj”.

Shpresat për Shqipërinë në Euro 2024

Përfundimisht, Asllani komenton për mundësitë e Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2024, e cila mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani. Dhe tashmë fanella “kuqezi” ka mësuar kundërshtarët në Grupin B, apo siç është quajtur “Grupi i Vdekjes”: “Grupi ku është Shqipëria është shumë i vështirë, por me formën e tanishme, kanë shanse të mira. Janë tri ekipe që janë shumë të forta, sidomos Spanja. Por nëse Shqipëria vazhdon me këtë formë siç ka qenë në kualifikime, kanë shumë gjasa që të përfundojë  në pozitën e dytë apo për ta bërë një paraqitje fantastike në Euro 2024.”

Kujtojmë që në dhjetor 2023 Fisnik Asllani pranoi zyrtarisht të vishte fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Share This:

Tags: Fisnik Asllani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.