Kryetari Hyseni pret në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Devenport
Gjilan, 12 shkurt 2024 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur të hënën në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Devenport.
Kryetari Hyseni, pasi e ka falënderuar dhe ambasadorin Devenport për vizitën dhe bashkëpunimin, tha se kanë diskutuar për punën dhe angazhimin si qeverisje lokale.
“Në takimin me ambasadorin e OSBE në Kosovë Michael Devenport diskutuam për punën dhe angazhimin si qeverisje lokale. Puna me komunitetet jo shumicë ishte tema kryesore dhe vizita kishte për qëllim edhe vlerësimin pozitiv për këtë angazhim”, ka thënë veç tjerash kreu i Gjilanit.