Kryetari Hyseni prezanton projektin e stadiumit të qytetit, kostoja 15 milionë euro
Gjilan, 11 shkurt 2024 – Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar sot projektin e stadiumit të qytetit.
Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është 15 milionë euro.
“Tashmë janë trajtuar dy ankesa dhe presim përgjigjen e OSHP për të vazhduar me shpalljen e fituesit dhe fillimin e punimeve. Pas shumë sfidave, stadiumi po jetësohet! Projekt final e zbatues, buxheti i siguruar, mbi 9000 ulëse, kategoria IV, stadium modern”, ka thënë kryetari Hyseni.