Tuesday 28 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 Ohri dhe Struga në sytë e udhëpërshkruesëve dhe shtypit Francez
Kulturë Letërsi

Ohri dhe Struga në sytë e udhëpërshkruesëve dhe shtypit Francez

5 February 2024 0 Comment 9 min read

AA

Ami Boué, udhëpërshkrues i njohur francez, pos për Shkupin ka lënë të dhëna edhe për vende më të vogla gjatë rrugëtimit të tij, përfshirë aty edhe Ohrin, të cilit i kushton një kujdes të veçantë, duke pohuar se ky qytet është ngritur në vendin ku ka qenë kështjella e vjetër romake e bullgare:

 „Në Ohër në malin Pira janë mbetjet e kështjellës së vjetër romake, në dyert e së cilës gjendet një mbishkrim latin.[…] Aty mund të shihen edhe dy statuja të vogla, njëra e Venerës dhe tjetra e Merkurit. Kjo e fundit është me shtat të ultë dhe gjendet nën dyer„.

Nga: Dr. sc. Enver Sadiku

Boue jep të dhëna dhe për vetë qytetin se si duket ai, për dyqanet tregtare, monumentet dhe gjendjen e rrugëve:

„Qyteti nuk ka treg, por ka një apo dy rrugë të cilat kanë rreth 250 dyqane në të cilat mund të shihet se shiten veshje kombëtare bullgare, greke, shqiptare dhe turke. Qyteti ka rreth 6000 banorë. Aty gjendet edhe një orë me zile. Pjesa orientale e qytetit nga pjesa tjetër e qytetit është e ndarë me mure të gjata nga argjila. Të gjitha rrugët nuk janë nga kalldrëmi. Kalaja e vjetër duket si një gërmadhë me mure të trasha e të shtrembëruara sikurse edhe me dhjetë kulla katrore.”.

Foto 15. Victor Bérard (1864 – 1931).  Foto 16. Revue des Deux Mondes.

Viktor Berard (Victor Bérard[5]), politikan dhe diplomat francez, i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar duke u marrë me çështjet lindore, në fund të shekullit XIX e ka vizituar Ballkanin dhe ka shkruar përshtypjet e tija nga udhëtimet e tija. Ai është autor i shumë librave, sikurse që është autor edhe i disa shkrimeve në gazeta dhe revista franceze. Ai në gazetën „Revanshe de duemonden” shkroi për një përmbledhje të udhëtimeve ku jep të dhëna mbi qytetet Strugë, Ohër, Resnje, Koqan dhe vende të tjera.

Rruga e madhe në Strugë e cila shpie te ura e ndërtuar.

Shtëpi të një fshati skaj Liqenit. Peshkatarë në Liqenin e Ohrit.

Nga territori i Shqipërisë në udhëtimin e tij ai u nis kah Liqeni i Ohrit, kurse vendqëndrimi i tij i parë ishte Struga në dy brigjet e lumit Drin i Zi, i cili burimin e ka qindra metra nga Liqenin e Ohrit. Ai shkruan:

„Në këtë qytet shtëpitë janë nga druri, të cilat kryesisht kanë katër kate. Shtëpitë janë ndërtuar asisoji që në përdhese janë dyqanet, pastaj janë kapitë, gjiret e hapura  ku punojnë zanatlinjtë, farkëtarët, lëkurëpunuesit dhe zanatlinjtë të tjerë. Në shumë nga këto shtëpi ka rënë fasada, dritaret nuk kanë xhama e as korniza dhe gati se t gjitha shtëpitë duken njësoj”.

Viktor Berar shkruan edhe për qytetin e Ohrit dhe thotë se nga larg mund të shihen gërmadhat e kështjellës, me rrethojë katrore, me muret, mburojat dhe kullat katërkëndëshe.

Kalaja e vjetër e parë nga qyteti i Ohrit.

Ky udhëpërshkrues që ka kaluar nëpër këtë qytet shkruan se Ohri ka tregun, që duket i ri, me dyqane nga guri, shitore të armëve të vjetra, orëtarë dhe shitore të tjera. Kur e kishte vizituar tregun ai shkruan:

„Atë ditë tregu ishte i mbyllur dhe gjithçka dukej e shkretë. Tregu, shtandet, kafenetë dhe berberhanet ishin të mbyllura.  Skaj rrugëve mund të shiheshin shtëpi nga druri, ballkone të hapur dhe grila në dritare”.

Një pjesë e Ohrit e parë nga Kalaja e Vjetër.

Burra shqiptarë nga Ohri me veshje kombëtare.

Nga Ohri ai e vazhdoi rrugën për në Resnje dhe shkroi se rruga prej Ohri deri në Resnje zgjatë gati pesë orë dhe gjatë rrugës ky udhëpërshkrues ka vërejtur një mulli.

„Qyteti përbëhet nga shtëpi të ndërtuara me qerpiqë dhe drunjtë. Në periferi të qytetit jetojnë 10 deri në 30 agallarë që janë myslimanë. Qyteti ka një rrugë që ka dyqane të reja.”.

Viktor Berard jep të dhëna të pakta edhe për qytetin e Koqanit.

„Ky është një qytet i vogël me rreth 100 shtëpi. Ai gjendet në një grykë skaj një rrjedhe uji me lisa e plepa, me brazda, dhe me njerëz punëtorë që punojnë me buaj që tërheqin qerret. Toka e këtij qytetit është në duart e dy agallarëve”.

Ky udhëpërshkrues që e ka vizituar edhe Manastirin dhe ishte shumë i lumtur që në këtë qytet atë ditë ishte ditë tregu. Ai ka shkruar se në këtë qytet mund të shihen njerëz të kombësive dhe feve të ndryshme, të veshur me kostume të ndryshme.

„Rrallë mund të gjendet kaq larushi e popujve dhe e kostumeve. Shqiptarët janë të veshur me veshje të bardha, pantallona ngjyrë kafeje, me fustanella, me këmisha të vogla me gajtanë, me revolet e tyre pushkët e tyre dhe me rripat me ngjyra të ndritura që shkëlqejnë. Sllavët bartin veshje të leshta dhe rrinë skaj qerreve me sanë, kurse turqit e vjetër me qallmet dhe mjekra të mëdha u grahin gomareve të tyre të vegjël.”.

Share This:

Tags: Enver Sadiku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
RELATED Stories for you
Futboll Lajme Opinione Sport

Promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1945–2025)”

18 February 2026

Me këngën e mirënjohur “Rrjedhë në këngë e ligjërime”, të interpretuar nga këngëtarja Elona

Sport

Në pesë vitet e fundit nga SC

26 June 2023

Trajnerët gjithmonë i kanë të gatshme rrobat në valixhe dhe atyre kurrë nuk iu

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.