Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

Përfundon pjesa e parë e Provimit të Maturës, MASHTI: Një numër i madhi nxënësve u

Shqipja shpallet zyrtarisht gjuhë komunikimi në shkollat publike të Nju Jorkut

DKA – Gjilan del me njoftim përkitazi me testin e maturës: – Njoftim për komunitetin

Qytetarët kërkojnë zgjidhje të bllokadës politike: Kosova nuk mund të presë

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Gjilan: Mbahet testi i maturës 2025 – vlerësohet organizimi dhe mbarëvajtja

Pakistani nominon Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

 Tryeza letrare e “Flakës…”, vlerëson krjimtarinë letrare të shkrimtarit tonë të shquar, Musa Ramadani
Kulturë Letërsi

Tryeza letrare e “Flakës…”, vlerëson krjimtarinë letrare të shkrimtarit tonë të shquar, Musa Ramadani

26 January 2024 0 Comment 4 min read

AA

Edicioni i 33-të i Manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, përmes njërës nga shtyllat kryesore të këtij Manifestimi – pjesës letrare, përkatësisht “Tryezës letrare”, vlerëson krijimtarinë letrare të njërit nga shkrimtarët tanë të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, Musa Ramadanit.

Më 27 janar 2024, ora 13:00, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, emra të shquar të letërsisë dhe të kritikës letrare e studimore si Anton Nikë Berisha, Ibrahim Kadriu, Agron Gashi, Nexhat Rexha, Sherafedin Kadriu, Zyrafete Shala, Aziz Mustafa e Arsim Halili përmes këndvështrimeve të tyre, do të trajtojnë veprën letrare të këtij shkrimtari, duke i vënë në pah vlerat artistike si në gjininë e poezisë, prozës, dramës po dhe kritikës teatrore.

Përndryshe, Musa Ramadani u lind në Gjilan, më 21 maj 1944 ku dhe kreu shkollimin fillor e të mesëm . Shkollën e lartë pedagogjike e mbaroi në Prizren, atje ku e pati jetuar një pjesë të jetës. Për pak kohë punoi si mësues, në disa fshatra të Gjilanit, (Kurexh e Pidiq), e të Vitisë, (Gjylekar ), po edhe në gjimnazin e Gjilanit.

Nga viti 1965 nisi punën si gazetar në gazetën e përditshme “Rilindja”, së cilës nuk iu nda deri në pensionim.

Libri i parë me poezi, “Mëkatet e Adamit” iu botua në vitin 1969. E, në çarkun kohor prej gjysmë shekulli, edhe një sërë veprash tjetra në poezi, prozë, dramë dhe kritikë teatrore.

U nderua dhe me një mori çmimesh, qoftë për vepër më të mirë të vitit (“Satana ma vodhi gurin e urtisë”) – çmimi “Hivzi Sylejmani” nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, pastaj u nderua nga komuna e Gjilanit me çmimin letrar “Beqir Musliu” ( 2006 ), nga ana e MKRS-së, me Çmimin për vepër jetësore, (2012), dhe së fundi, më 2017 në Tiranë, me Çmimin letrar “Kadare”, për romanin e tij, “Profeti nga Praga”.

Tri vite më vonë, përkatësisht më 10 mars 2020 ndërroi jetë në Prishtinë, ku edhe u varros.

Së shpejti pritet dhe botimi i kompletit të veprave të këtij autori.

Share This:

Tags: Musa Ramadani
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në

22 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Lorik Boshnjaku bëhet pjesë

21 June 2025
Lajme

Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi

21 June 2025
Sport

Nga medaljet në vendimmarrje: Nora Gjakova bëhet

21 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.