Tuesday 13 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidenca konfirmon pjesëmarrjen e të gjitha partive për konsultim

Pas protestave të veteranëve, Trendafilova anulon konferencën

Vizita historike: Trump shkel tokën arabe

Dështon për herën e 15’të seanca e konstituimit të Kuvendit

Kryetari Hyseni uron karateistët nga Gjilani për rezultate në Armeni

Gjilan: Në Ditën Ndërkombëtare, Spitali i Përgjithshëm ndanë mirënjohje për infermieren Xhylsime Vranja

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Komuna e Gjilanit – Buxhetimi me Pjesëmarrje

Konferencë Ndërkombëtare – Asociacioni Kosovar për Imunologji, Astma dhe Alergji – AKIAA

Rritja e çmimit të rrymës – Këto janë 4 pikat që LDK`ja kërkon nga ZRRE

 Shkruan: Sabit Rrustemi – Tri dekada nga dalja e numrit të parë të revistës Letrare – Kulturore “Agmia”
Kulturë Letërsi

Shkruan: Sabit Rrustemi – Tri dekada nga dalja e numrit të parë të revistës Letrare – Kulturore “Agmia”

13 January 2024 0 Comment 5 min read

AA

Këtu e 30-vite më parë nisi rrugëtimin e saj revista letrare – kulturore “Agmia”, dhe atë pikërisht në 10 vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, tash që të dy heronjë të Kosovës.

Atë kohë, rrethanat e shënimit të atij përvjetori ishin ndryshe nga ky 40-vjetor flijimi i këtyre dy heronjve, për lirinë e Kosovës.


Ishte edicioni i tretë i manifestimit kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit”, që ua përkushtoi një tribunë përkujtimore, ku referuan Ahmet Isufi, Hydajet Hyseni, Basri Musmurati, Xhelil Pajaziti dhe Enver Topalli.

Shkruan: Sabit Rrustemi


Ajo tribunë e mbajtur natyrisht u përcoll thuaja e plotë në numrin e parë të revistës letrare “Agmia”, nën titullin e përbashkët, “Dy jetëra në një ideal”, të cilin e udhëhoqa po dhe e përgatita për botim.

Do theksuar, meqë në 40-vjetorin e rënies së këtyre dy heronjëve, revista letrare – kulturore AGMIA shënon 30-vjetorin e saj, kurse për numrin i parë të revistës është përkujdesur shkrimtari ynë i shquar, Beqir Musliu, i cili shkroi dhe editorialin, ndërsa dizajnin dhe realizimin kompjuterik e bëri, poashtu një shkrimtar i njohur yni, tashmë i ndjerë, Abdullah Konushevci, kurse ballinën e punoi, (atë që e ka dhe sot në numrin e saj të 41-të), piktori Preshevar, Ismet Jonuzi.


Numri i parë i revistës, përpos krijimeve të shpërblyera të konkursit anonim letrar, “Flaka e Janarit 1994”, solli dhe një informacion të thuktë për nismën e atij manifestimi, dy vite më parë, nën titullin, “Udha e një manifestimi”, një shkrim në formë reportazhi për edicionin e tretë nga poeti Avdush Canaj, me titull, “Martirët nuk vdesin’, pastaj një informacion të plotë për krijimet e konkursit anonim letrar, si dhe Ora e Madhe Letrare, nga gazetari Hasan Bunjaku, nën titullin, “Tregimet mbi nivelin e poezive”.

Fitues të vendeve të para ishin, Ramadan Mehmeti, poezia e të cilit, “Kosovë i thonë Gjilan” që u lexua në Ora e Madhe Letrare, ndërsa fitues i konkursit anonim letrar për tregim ishte Xhemail Halili (Xhemë Karadaku), i cili zuri vendin e parë, kurse Naser Zymberi – vendin e dytë, dhe Iljaz Prokshi – vendin e tretë.

Për poezi janë ndarë dy vende të treta si dhe një numër sosh u përzgjodhën për botim në atë numër të revistës “Agmia”, e cila mbeti deri në ditët e sotme përcjellësja më besnike e këtij manifestimi.

Numri i parë i kësaj reviste u përmbyll me tri kronika kulturore nga manifestimi, përkatësisht me një shkrim për pjesët skenike nga Hasan Bunjaku, një për pjesën e artit pamor nga tashmë i ndjeri Demir Behluli, si dhe një kronikë kulturore për pjesën muzikore nga Izet Kallaba.

Në përgatitjen e numrit të parë të revistës “Agmia”, të cilën atë kohë e botoi Shoqata e Pavarur Kulturore dhe Forumi i Rinisë i LDK – Dega në Gjilan, ndihmuan edhe Hasan Bunjaku, Miradije Ramiqi, Nevzat Isufi, Ramadan Mehmeti, Shefik Shkodra e Avdush Canaj. Numri i parë i revistës “Agmia” është shtypur në shtypshjronjën e asaj kohe “Eurographig” të Prishtinës.

Share This:

Tags: Agmia Hasan Bunjaku Izet Kallaba Sabit Rrustemi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Shqipëria “rrëmbeu” një  vend në finalen e

13 May 2025
Kulturë

VOTO për “Zjerm” në Eurovision!

13 May 2025
Futboll

Futbollisti i SC Gjilani, Oltion Bilalli, mesazh

13 May 2025
Uncategorised

NJOFTIM: Kërkohet pronari i librezës nga Artana

13 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Muzikë

Kompozitorët Isa Jakupi dhe Izet Kallaba, doajenë

13 May 2025

Në përvjetorin e lindjes së kompozitorit e pedagogut të muzikës, Isa Jakupi, në Gjilan

Kulturë Lajme Muzikë

ClassiKos, mbanë Koncert me vepra të kompozitorëve

10 May 2025

Aderuesit gjilanas të artit muzikor, do të kenë mundësi të ndjekin koncertin e shumëpritur

Kulturë Letërsi

Timo MËRKURI – NGJYRAT E POEZISË SË

19 April 2025

( Për librin me poezi në dorëshkrim të shkrimtarit Sherafedin Kadriu, KUR VDESIN NGJYRAT)

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.