Saturday 19 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Organizatat e dala nga lufta: S’do të rrimë duarkryq nëse nuk konstituohen institucionet

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

PAMJET/ Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës

Presidentja Osmani takohet me Fatmir Limajn, zbulohen detaje se çka diskutuan

Moskonstituimi i Kuvendit bllokon pagat në RTK, Sindikata e punëtorëve paralajmëron protesta

Shkruan: Avni Spahiu – Gazetaria dje dhe sot 

Federata zvicerane me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen Zvicër – Kosovë

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin

Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

Aksident trafiku në Gjilan, humb jetën pasagjerja

 Vepra përfaqësuese në fushën e leksikografisë dhe onomastikës
Kulturë Letërsi

Vepra përfaqësuese në fushën e leksikografisë dhe onomastikës

9 December 2023 0 Comment 6 min read

AA

Prof. dr. Bahtijar Kryeziu

VEPRA PËRFAQËSUESE NË FUSHËN E LEKSIKOGRAFISË DHE ONOMASTIKËS (Prishtinë, 2023, faqe 264)

Është vepra e radhës, e 28-ta e autorit të këtyre radhëve (disa edhe në bashkautorësi). Në faqet e kësaj vepre kanë zënë vend disa trajtesa (recensa) veprash të ndryshme në fushën e leksikografisë dhe të onomastikës të studiuesve tanë të dëshmuar.

Pjesa e parë e këtij vëllimi nis me vlerësimet recensionale, parathëniet a hyrjet e disa vepra nga fusha e leksikografisë. Fjala është për veprat leksikografike të këtyre autorëve: Akademik Gjovalin Shkurtaj, “Fjalor leksiko-frazeologjik dhe etno¬linguistik i Malësisë së Madhe” (2021); Ali Jashari, “Fjalor i homonimeve në gjuhën shqipe”, (2020), me bashkë¬punëtor B. Kryeziun; Ali Jashari, Bahtijar Krye¬ziu, Olger Brame, “Fjalor i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe”, (2021); Abdullah Zymberi, “Fjalor popullor – me rreth 20 000 fjalë” (2014); Qemal Murati “Fjalor i fjalëve dhe shprehjeve të Kosovës” (2018); Begzad Baliu, Faton Krasniqi, “Kërkime në fjalësin e veprës letrare të BeqirMusliut”, (2021); Begzad Baliu, “Dy dorëshkrime të Emanuel Krajino¬viqit” (2022); Ragip Kçiku, “Fjalor i termave dhe i nocioneve linguistike” (2009); Begzad Baliu, Bahtijar Kryeziu, Petrit Kotrri, “Fjalor i veprës letrare të Martin Camajt” (2021); Begzad Baliu, Bahtijar Kryeziu,“Fjalor i veprës letrare të Ymer Elshanit” (2021) etj.

Sakaq, pjesën e dytë të këtij vëllimi e përbëjnë vlerësimet e bërë për veprat në fushë të onomastikës (disiplinë shkencore shumëdimensionale që përfshin: toponiminë, antroponiminë, patroniminë, oroniminë, hidroniminë, bioniminë (zoonimi dhe fitonimi), odoniminë etj.) të studiuesve tanë, si: Akademik Gjovalin Shkur¬taj, “Onomastikë dhe etnolinguistikë” (2015); Begzad Baliu, “Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës” (2006) dhe “Onomastikë dhe iden¬titet” (2012); Rexhep Doçi, “Onomastika e Drenicës I”, (2005); Qemal Murati, “Fjalor toponomastik i tërtho¬reve shqiptare të Maqedonisë”, (2008); Halit Sylejman – Maliqi, “Onomastika e Busavatës” (2008), si dhe autorecensioni për veprën e autorit të këtyre radhëve “Fjalor emrash “modernë” te shqiptarët sot” (2023).

Në fund të kësaj tufe recensash, është paraqitur edhe një fjalë rasti e autorit B. Kryeziu për veprën autoriale “Fjalor emrash “modernë” te shqiptarët sot” (2003), ku janë përfshirë 538 emra nxënësish, nga 550 të tillë (analizuar në aspektin diakronik – etimologjik), nga një klasë e parë, e një shkolle, nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, e që shikuar nga prejardhja e emrave të nxënësve tanë, gjendja paraqitet mjaft dëshpëruese, me aq shumë emërtime jo të shqipes e jo shqip, por të huajtur e “modernë” (kështu po thonë të rinjtë dhe jo vetëm ata), emra nga greqishtja, arabishtja, hebraishtja, turqishtja, latinishtja, italishtja, gjermanishtja, spanjishtja e deri edhe nga sckocishja e vietnamishtja. U ndalëm pak më tepër në këtë vepër, jo për farë reklame, por për të vënë në spikamë seriozitetin aktual të emërtimit të fëmijëve tanë, në Kosovë, në Shqipëri, në diasporë ku kemi një numër të madh mërgimtarësh e ku jo tjetër?!

Do t’i mbetnim borxh redaktorit të studimit tonë, sikur të mos e kujtonim se vepra e zënë në gojë këtu, paraprihet nga një Parafjalë (Parathënie) e shkruar me aq përkushtim të lartë nga Prof. dr. Begzad Baliu, i cili, në fund e përfundon fjalën e tij, duke nënvizuar, pos tjerash, se: ”Përmbledhja e Profesor Bahtijar Kryeziut “Vepra përfaqësuese në fushën e leksikografisë dhe onomastikës”, sjellë një korpus të pasur tekstesh për bibliografinë shkencore të tij dhe për dijen kërkimore në jetën tonë shkencore. Ajo është përzgjedhje veprash dhe përzgjedhje tekstesh në interes të lexuesit akademik dhe lexuesit të specializuar. Ajo na shërben për të përzgjedhur tekstet e caktuara për lexim po edhe për të kuptuar peshën e tyre në jetën shkencore. Le ta përmbyllim edhe fjalën tonë se shumë herë pesha e vlerësimeve të tij është përcaktuar edhe nga pesha e vlerave të veprave të cilat i ka bërë objekt studimi Profesor Kryeziu”.

Dhe, krejt në fund, duke mbajtur parasysh vendin ku po i postojmë këta rreshta, do të shtonim vetëm edhe një maksimë, të cilës duhet t’i përmbahet autori i një vepre, pra dhe unë, se: “Kur hap faqet vepra e tij, autori duhet të mbyllë gojën”.

Vepra botohet me shpenzimet e vetë autorit.

Gjilan, 9 dhjetor 2023

Share This:

Tags: Bahtijar Kryeziu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Arte Pamore

“Peneli i deportuar kthehet si feniks” –

18 July 2025
Futboll

KF Kika prezanton përforcimin e radhës, Erdon

18 July 2025
Lajme

Organizatat e dala nga lufta: S’do të

18 July 2025
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të

18 July 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi Opinione

THESAR I ÇMUAR ONOMASTIK NGA POLLOGU I

22 October 2024

(Izmit Durmishi: “Socioonomastika e Pollogut të Epërm”, Gostivar, 2024) Megjithëse profesor Durmishi është një

Kulturë Lajme

Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu, Shqipja në synorin

19 June 2023

Me rastin e 70-vjetorit të themelimit të IAP. (Konferenca shkencore “Albanologjia dje, sot dhe

Kulturë

Kongresi i drejtshkrimit dhe sfidat e tij

27 November 2022

Variant i shkurtuar i kumtesës nё Konferencёn shkencore “Njё komb – njё gjuhё”, mbajtur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.