Monday 22 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit të UKZ-së

Artisti nga Gjilani, Hajrush Fazliu, pritet në ASHAK nga kryetarja Justina Shiroka Pula

Zyrtare: Shqiprim Taipi largohet nga Gjilani

Kamenicë: Mbahet mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë dhe Financa

UKZ pjesëmarrëse e takimit të radhës të projektit AUREA mbajtur në Marburg

TRAGJEDI NË GJERMANI: Vdesin dy motra nga Kamenica, 24 dhe 18 vjeç

Kushtrim Kadriu: Qytetarët kanë votuar për Bulevardin dhe Parkun, reagimet për prerjen e lisave janë

Tragjike: Ndërron jetë fëmija që u lëndua në aksident me trotinet elektrik në Gjilan

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, kërkon transparencë dhe debat publik

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do ta votoj deponinë në Malishevë” – vazhdon debati

 Finalet e Euro 2024 / FSHF përzgjedh kampin bazë të Shqipërisë në Gjermani
Uncategorised

Finalet e Euro 2024 / FSHF përzgjedh kampin bazë të Shqipërisë në Gjermani

6 December 2023 0 Comment 3 min read

AA

Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja shqiptare gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e Euro 2024!

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se qendra ku do të qëndrojë skuadra kuqezi përgjatë finaleve të turneut quhet SportCentrum Kaiserau, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipe sportive në afërsi të Dortmundit.

Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë apo klube si FC Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpul, FC Porto, Borusia Dortmund, Shalke 04, Valencia, Atletik Bilbao, Udinese, Legia Varshavë, Borusia Mënshengladbah, Verder Bremen, RB Lajpcig, Eintraht Frankfurt, Volfsburg, Union Berlin, Fortuna Dyseldorf, Roda Kerkrade, Standard Liezh, Los Anxheles Galaksi, SC Paderborn, Shtutgart, Hamburger, Bohum, Arminia Bielefeld dhe Dinamo Dresden.

24 orë para çdo ndeshjeje ekipi Kombëtar do të transferohet në qytetin ku do të luhet dhe pas ndeshjes do të kthehet përsëri në kampin bazë për të vijuar përgatitjet.

Bëhet fjalë për një qendër ekselence sportive që ofron të gjitha kushtet e duhura, duke përmbushur kërkesat e stafit teknik. Trajneri Silvinjo dhe stafi i FSHF-së vizituan dy ditë më parë lokacionet e sugjeruara nga UEFA dhe më në fund pas një pune këmbëngulëse arritën të sigurojnë shërbimet e kësaj qendre stërvitore.

Kampi bazë i Shqipërisë është përzgjedhur në një lokacion që ka pranë 6 prej 10 stadiumeve që do të presin ndeshjet e turneut.

Shorti i 2 dhjetorit e pozicionoi Shqipërinë në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e Dortmundit, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin e Hamburgut.

Ndeshja e tretë e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Share This:

Tags: Euro 2024 Shqiperia SportCentrum Kaiserau
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Portret: Alisa Bekteshi – trashëgimtare e dashurisë

22 June 2026
Lajme

U mbajt punëtori për avancimin e Statutit

22 June 2026
Arte Pamore

Artisti nga Gjilani, Hajrush Fazliu, pritet në

22 June 2026
Futboll

Zyrtare: Shqiprim Taipi largohet nga Gjilani

22 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Vdes ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Servet

5 May 2026

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Servet Pëllumbi, ish-kryetar i Kuvendit të Republikës

Lajme

Gjasat e Kombëtareve për të shkuar në

25 March 2026

Asnjë kombëtare nuk e ka të sigurt kalimin drejt finales së play-off-it dhe më

Lajme

Synohet fitorja, Kombëtarja udhëton drejt Varshavës me

25 March 2026

Ndaj Polonisë, nuk ishte një grumbullim i lehtë për Shqipërinë, kjo për shkak të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.