Sherr masiv me thika mes të rinjve pranë parkut të Prishtinës
Disa të rinj janë përfshirë në një sherr gjatë paradites së kësaj të hëne, pasojat e të cilës kanë rezultuar deri në plagosje me mjet prerës, thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë në lagjen e quajtur “Kacallarët”, pranë parkut të kryeqytetit, raporton KosovaPress.
Sipas pamjeve të mediave kosovare, shihet se në përleshje janë përfshirë disa të rinj.
Një prej të dyshuarve është ndaluar nga një qytetar. Ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një deklaratë.
Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.