Parashikimi i motit për të martën, 28. 11. 2023
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me të reshura, të cilat do të fillojnë që nga orët e para të 24-orëshit.
Reshjet fillimisht mund të jenë në formë të borës, shqotës, shiut dhe shiut që ngrihet, më pas menjeherë me ngritjen e temperaturave do të shndërrohet e gjitha në shi.
Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të cilat mund të shoqërohen edhe me ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht në jugperëndim të vendit.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, por më dominues nga kuadrati i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 11°C. /MeteoKosova/