Grabitja në Suharekë: Fillon seanca ndaj të dyshuarve, publikohen pamjet kur sillen në sallë
Dy prej tre të arrestuarve për grabitjen e një argjendarie në Suharekë kanë dalë para gjyqit.
Raportohet se seanca ku pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tyre ka nisur. Ata u arrestuan dje nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi konfirmoi sot edhe arrestimin e të dyshuarit të tretë.
Argjendaria në qendër të Suharekës u grabit të mërkurën pasdite nga persona të armatosur, të cilët qëlluan edhe drejt policëve, duke plagosur njërin e lënduar një tjetër.
Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.