Sunday 21 September 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

AAK Dardanë – 174 – Burim Prekorogja nr. 7

EXKLUZIVE! – Kanadaja njeh Palestinën shtet!

AAK Dardanë – Burim Prekorogja – Numri 7

Serbia i shpall luftë diplomatike Kosovës, analistët: Vetëm teatër politik

“Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i lartë se në gusht 2024”

Kryetari Haliti merr pjesë në “Takimet e Dom Mikelit 2025”

Pensionohet profesori i shkollës së mesme ekonomike – Fatmir Shkodra, vlrësohet lart kontributi në edukimin

LDK Gjilan: “Ne ecim bashkë me vizion me liderin e Lagjes së Vishnjeve, Demush Vokshi”

Pas tërheqjes nga gara, Ilir Poroshtica takohet me kryetarin Hyseni

Mot i paqëndrueshëm në Gjilan — vranësira dhe reshje të herëpashershme

 UKZ i pari nga universitetet në Kosovë që ka filluar hartimin e Planit të Integritetit
Lajme

UKZ i pari nga universitetet në Kosovë që ka filluar hartimin e Planit të Integritetit

20 November 2023 0 Comment 3 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është i pari nga Universitetet në Kosovë që ka filluar punën për hartimin e Planit të Integritetit.

Në pajtim me nenin 25 të Ligjit nr.08/l-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe në përputhje me “Metodologjinë e Planeve të Integritetit” të cilat obligojnë të gjitha institucionet të hartojnë dhe miratojnë planet e integritetit, UKZ do të hartojë Planin e Integritetit për periudhën 2024 -2026.

Plani i integritetit është një dokument i brendshëm tre vjeçar dhe përditësohet çdo vit. Është një proces i dokumentuar për të vlerësuar nivelin e cenueshmërisë së integritetit brenda Institucionit, i cili ofron masa për të arritur objektivat e menaxhimit të institucionit.

Plani rithekson përkushtimin e institucionit për të shtuar dhe fuqizuar kontrollet ekzistuese operative në të gjitha aktivitetet brenda fushëveprimit të Universitetit.

Plani përshkruan masat e bazuara në rrezik për arritjen e objektivave dhe forcimin e sundimit të ligjit, si dhe vlerat dhe standardet profesionale.

Për të hartuar planin e integritetit Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka caktuar Luljetë Berisha, zyrtare përgjegjëse për menaxhimin e përgatitjes dhe zbatimin e Planit të Integritetit, po ashtu është formuar edhe grupi punues për përpilimin e planit në përbërje të personave përfaqësues të të gjitha njësive administrative dhe akademike, koordinatore e së cilës është Kosovare Shabani.

Për hartimin e planit në fjalë është mbajtur punëtori me ekspertin Bekim Baliqi e organizuar nga Lëvizja FOL.

Gjatë punëtorisë janë dhënë informata të përgjithshme se çka është Plani i Integritetit, çfarë qëllimi ka dhe çka përmban. Janë diskutuar vlerësimet e nevojave dhe identifikimi i rreziqeve në institucion, përcaktimi i masave, zbatimi i afateve për zhvillim, identifikimi i sfidave dhe mundësive në miratim, monitorimi, mbikëqyrja dhe rishikimi, si dhe diskutim mbi praktikat aktuale të finalizimit të agjendës së veprimit për planin e integritetit institucional.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Featured

LVV Gjilan – Alban Hyseni ka vizituar

21 September 2025
Lajme

AAK Dardanë – 174 – Burim Prekorogja

21 September 2025
Lajme

EXKLUZIVE! – Kanadaja njeh Palestinën shtet!

21 September 2025
Lajme

AAK Dardanë – Burim Prekorogja – Numri

21 September 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Eko-ulëse me energji solare vendoset në UKZ

19 September 2025

Në kuadër të aktiviteteve për Javën Evropiane të Lëvizshmërisë 2025, Ministria e Mjedisit, Planifikimit

Lajme

U mbajtën provimet pranuese të konkursit plotësues

17 September 2025

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë mbajtur provimet pranuese për aplikantët e

Lajme

Stafi administrativ i Fakultetit “Kadri Zeka”, shembull

11 September 2025

Këtë e dëshmon edhe bashkatdhetari nga Gjilani, Xhevat Leka, i cili jeton prej 40

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.