Ky është udhëtari i 3-miliontë në Aeroportin “Adem Jashari”, fiton pushim në Turqi
Ardit Alaj nga Deçani është bërë udhëtari i 3 milionët që ka udhëtuar përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.
Si rrjedhojë, Alaj i cili po udhëtonte nga Stuttgarti i Gjermanisë ka fituar udhëtim falas në Turqi bashkë me të dashurën e tij.
Udhëtimi është planifikuar të zgjas një javë.
Kjo është organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës për të shënuar udhëtarin e 3-miliontë, për herë të parë brenda vitit në Aeroportin “Adem Jashari”.