Friday 8 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 Nga: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Veprimtari e begatë shkencore e Prof. Dr. Begzad Baliu
Kulturë Letërsi Librari

Nga: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu – Veprimtari e begatë shkencore e Prof. Dr. Begzad Baliu

22 September 2023 0 Comment 7 min read

AA

Fragment fjale e paraqitur në përurimin e veprimtarisë shkencore të prof. dr. Bagzad Baliut në AZGJ, Shkup, 10.12. 2021, botuar në veprën ”Tryezë albanologjike”, Prishtinë, 2023.

Shkruan: Prof. Dr. Bahtijar Kryeziu

Interesimi ynë për veprimtarinë shkencore dhe madje formimin shkencor të profesor Begzad Baliut është i hershëm për tri arsye: të fushës studimore të përafërt, interesimet e përbashkëta në fushë të albanologjisë dhe personalitetit të profesor Idriz Ajetit (botimi i përbashkët i veprës “Rrapi shekullor – Akademik Idriz Ajeti, Pr. 2017) dhe së fundi të leksikografisë, në projektet e të cilit tashmë po punojmë me përkushtimin kolegjial dhe profesional.

Megjithëse janë mjaft të gjera fushat shkencore e kulturore me të cilat merret kryepersonazhi i vështrimit tonë, në fjalën tonë jemi përqendruar në tri nga ato interesime të veçanta të prof. Baliut: albanologjia, onomastika dhe leksikografia – siç bëmë me dije, në njëfarë mënyre, pak më sipër. Në të parën kemi identifikuar për herë të parë disa nga veprat albanologjike të periudhës së parë; në të dytën kemi sistemuar vlerësimet tona paksa më të gjera, të cilat i kemi prekur e shkruar me rastin e botimit të tyre dhe në tretën, kemi ridimensionuar, besojmë më hapur pikëpamjet e shkruara a të botuara në tekstet e përbashkëta me autorin.

Sikundër mund të shihet prej veprave të botuara dhe prej vlerësimeve tona, në fushë të albanologjisë, profesor Begzad Baliu ka sjell një pamje të re dhe një ridimensionim të shumë periudhave, temave, autorëve dhe të veprave të botuara në këtë fushë.

E gjithë kjo është arritur falë përgatitjes teorike e historiko-gjuhësore të tij, falë kërkimeve arkivore për një periudhë të gjatë dhe falë përpjekjeve të tij që periudhat historike, temat e mëdha albanologjike, e autorët dhe veprat e caktuara t’i shohim në dritën e metodave bashkë-kohore.

Në fushë të onomastikës, studiuesi Begzad Baliu, ka vazhduar traditën e kërkimeve në terren të toponimisë dhe antroponimisë, por jo pak ka sjell qasje të reja edhe rreth raporteve të toponimisë në shoqërinë shqiptare, rreth raporteve të onomastikës shqiptare në përqasje me atë të fqinjëve, në toponiminë historike, standardizimin e saj në hapësirën shqiptare, si dhe rikuptimësimin e saj në letërsinë artistike.

Një punë të madhe, së fundi, studiuesi ynë ka ndërmarr në fushë të leksikografisë. Prej kohësh kemi pasur botime kryesisht të leksikut dialektor dhe të fjalorëve terminologjikë e standardizues. Ndërmarrja e tij në fushë të leksikut të letërsisë së shekullit XX është i një synimi të madh i studiuesit tonë për të krijuar një korpus të leksikut të letërsisë shqipe, të cilin nuk e kishim më parë. Në kërkimet e gjertanishme, në disa prej të cilave punuam dhe po punojmë së bashku, deri më tash ka sjell një qasje tjetër në hulumtimin, përzgjedhjen dhe botimin e tij në veprat e Ymer Elshanit, Martin Camajt, Beqir Musliut, Adem Demaçit, Rexhep Qosjes, dorëshkrimin e dy fjalorëve të Krajinoviqit etj.

Një vepër më vete, në të cilën gjithashtu po punojmë së bashku, është Fjalori i përrallës shqipe. Në ndërkohë, ne shohim me kënaqësi se autori po punon edhe në leksikun e disa poetëve të shekullit XX, siç do të jenë: Asdreni, Esad Mekuli, Enver Gjerçeku, Din Mehmeti, Rrahman Dedja etj., si dhe në dy vepra themelore të leksikografisë shqiptare: “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” (bashkautor) dhe “Leksiku historik i gjuhës shqipes” (1462-1954).

Veprat e tij shkencore në fushë të albanologjisë në përgjithësi dhe onomastikës në veçanti, i kam lexuar, qoftë për shkak se disa prej tyre i kam recensuar, qoftë se për disa të tjera kam shkruar parathënie apo recensione për revista shkencore, qoftë pse ashtu edhe kam plotësuar veprën time shkencore për kontri¬butin e tij në fushë të albanologjisë, përmbledhur te botimi “Qasje shumëdimensionale në fushë të albanologjisë”, Prishtinë, 2021.

Sakaq, ky përurim më ka dhënë rastin të sjell një vlerësim dhe një paraqitje edhe më të plotë të portretit të tij arsimor e shkencor dhe të kontributit të tij edhe në disa fusha të tjera të albanologjisë, të cilat, për shkak të vendit e natyrës së postimit, nuk po i përmendim këtu.

Urojmë që kolegu ynë të ketë shëndet të mirë dhe të takohemi përsëri në aktivitete përuruese si ky në Shkup, duke marrë në shqyrtime edhe vepra të tjera e të reja, si këto që përmendëm më sipër e të botuara në veprën e fundit të prof. dr. Begzad Baliut “Tryezë shkencore”, Era, Prishtinë, 2023.

Shëngjin, 21 shtator 2023

Share This:

Tags: Begzad Baliu DR. Bahtijar Kryeziu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.