Parashikimi i motit për të sot, e diel, 03 shtator 2023
Për të Dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Krejtësisht vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar lokalisht reshje shiu me mundësi të ketë ndonjë vetëtimë e bubullimë.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C. /MeteoKosova/