Saturday 21 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim seksual të fëmijëve

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e Meritës së Lartë të Komunës së Preshevës

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur: Duhej të ma

Në UKZ-së ka qëndruar një delegacion nga Iowa e SHBA-së

Dr. Ismail Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni: Ky është subvencionimi më i madh për qumështin në nivel

Policia mbanë ligjëratë për parandalimin e ngacmimeve në shkolla

Njeriu që vulosi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë: Ajo që është arritur në Kosovë është

Nga nesër paralajmërohet mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës, KESCO alarmon për kursim

 Shkruan: Sherafedin Kadriu – Çfarë thonë poezitë më të vona të Rexhep Elmazit?
Kulturë Letërsi

Shkruan: Sherafedin Kadriu – Çfarë thonë poezitë më të vona të Rexhep Elmazit?

17 August 2023 0 Comment 21 min read

AA

(Për poezitë e fundit të Rexhep Elmazit, të shkruara më 8 – 11 janar 1978).

Si rrallë ndodh që jeta ta përligj veprën, ose vepra jetën, siç ndodh me jetën dhe veprën e poetit e atdhetarit, Rexhep Elmazit.

Të dy këto procese dhe koncepte njëkohësisht, e para jeta – veti thelbësore e qenieve të gjalla, e dyta vepra por letrare – një krijim i ndërlikuar shpirtëror e mendor, kanë udhëtuar me krenari e me plot frymëmarrje, pa asnjë ngulshim me ëndrrat e vërteta dhe me vërtetësinë reale, e cila qe shumë e rëndë, por e dashur si për poetin, si për etnikumin e tij.

Shkruan: Sherafedin KADRIU

Të shkruash për këtë poet, do të thotë të nisesh nga ekzistenca kohore e të qenmit vështrues, analizues, dhe veprues njëkohësisht. Dhe, e di, dhe jam i sigurt se dëshmia më e mirë është vepra e tij atdhetare, – burgu kundër dhunës serbe që qe dhunë trupore, shpirtërore, kulturore …; si dhe vepra poetike, përmes së cilës autori i kundërvihet asaj padrejtësisë që nëpërkëmbte lirinë individuale dhe kolektive.

Kjo qe EKZISTENCA KOHORE!

Kjo qe QENËSIA e ndërgjegjësuar në familje dhe shkollë.

Në fillesë të dekadës së tetë të shekullit njëzet, kush deshi e pati mundësinë të merrte frymë lirisht nga “Frymëmarrja” e tij. Qe shndërruar në puhizë për të depërtuar lehtas në qeniet që po shpërfaqeshin besueshëm. Kështu veproi edhe “Fryma” e dekadës së dhjetë e të njëjtit shekull.

E di se kanë shkruar disa kritikë për veprën e Rexhep Elmazit, me qasje nga më të ndryshmet. Veç Mr. Tahir Arifit, i cili edhe magjistroi me poezinë e Rexhep Elmazit, për të cilën solli një vlerësim origjinal e trajtim kompleks, janë edhe një varg emrash të tjerë që i bën nder poetikës së poetit, duke sjellë para marrësit-lexuesit analitikisht botën poetike të veprës së tij. Ndërsa, njëri nga studiuesit më të mirë të letërsisë shqipe, jo vetëm në Kosovë, prof. Anton Nikë Berisha, ka përgatitur librin me titull “Psherëtima shiu”, me gjithsej 66 poezi të përzgjedhura, nga libri i parë, Frymëmarrja” 1972, libri i dytë “Fryma”, 1995, nga poezi gazetash e revistash të poetit, si dhe nga pak poezi që familjarët kanë arritur t’i ruajnë. Librit i ka shtuar një parathënie vlerësuese serioze me titull “Poezi që përjetëson kohën kur u krijua”.

Duke depërtuar në rrafshin thelbësor të nënteksteve dhe mendimeve që funksionojnë në brendësi të tekstit poetik të Rexhep Elmazit, dijetari ynë, A. N. Berisha, gjykon pa kushtëzim: Nismë poetike e mbarë dhe e rëndësishme, që fatkeqësisht u ndërpre në kohën kur ishte në ngritje e saj të mirëfilltë.

***

Janë vetëm katër poezi që mbajnë datat 8 dhe 11 janar 1978. Poeti vdiq më 16 maj 1978. Vetëm katër muaj para se të vritej. Sa e rëndë të thuhet. Para se të vritej poeti!

A mund të jenë vërtet këto katër poezi, poezi të fundit që krijoi poeti? Pakëz e vështirë për t’u besuar, se janë edhe katër muaj ndërmjet poezisë së datuar dhe vrasjes. Megjithatë, për mungesë të informacioneve të sigurta mbështetemi në datën e poezive ekzistuese. Janë katra gjithsej, siç u tha më parë: O Zot, a e sheh sa afër teje jam, Enigmat e jetës dhe vdekjes, Therror i gjakimit të shenjtë dhe Fuqia që nuk përfill ligjet.

Poezia me titull domethënës për kohën, O Zot, a e sheh sa afër teje jam, për të cilën ka indice se njëmend mund të jetë e fundit edhe nga këto katra të së njëjtës datë, vjen në këtë periudhë kohore me tërë bukurinë e saj. Vjen si qenësi ekzistuese që kundërshton hapur thirjen politike për bojatisje me të kuqen sllave të atdhetarëve sipas shijes së vetë pushtuesit sllav:

O Zot, a e sheh sa afër teje jam

Vetëm pakëz për të parë në botë

Kjo thirrje e sinqertë drejtuar Zotit flet për diçka që vetëm njerëzit e mirë e thonë: shqiptarët patriotë në Kosovë gjatë sundimit sllav për gati njëqind vjet me radhë, nuk është se ishin të majtë, në kuptimin sllav, siç ishte e majta sllave, ani pse formonin e anë-tarësoheshin në organizata të mjata. Ata e dinin: Qëndrimet dhe veprimet e tyre atdhe-tare mund të jehonin më larg vetëm nëpërmjet Radio Tiranës së kohës. Ndoshta edhe për këtë arsye, e djathta perëndimore kurr nuk arriti ta tejkalojë minoritetin e vetë.

Qe pra, ai i majti, si e thërret Zotin me Z të madhe, t’ia hapë dritaren për ta parë botën. Nuk është për t’u habitur, prandaj fjalia nuk ka pikëçuditje në fund.

Është periudha kohore kur poetët tanë ndjenin në mënyra të ndryshme katego-rinë e vetmisë. Kështu ndjente edhe kolegu i tij Musa Ramadani. Ajo vetmia e tëhuaj-simit, te Rexhep Elmazi shkaktonte dhembjen.

Vali RANCH Ressort Center – Përlepnicë, Gjilan

Nuk e di, nëse Rexhep Elmazi ka pasur ndonjë sëmundje, ndoshta të fshehur prej njerëzve, sepse thirrja O Zot, menjëherë si i hap sytë dhe vargu përplotësues i mendimit poetik Dhimbja më afron te ti, nuk mund të bëhet as nga poetë të formuar. Unë i di këto thirrje. Unë ua njoh brendinë. E në qoftë se poetët paskan të zhvilluar ndjenja të këtilla besimi pa sprovë, atëherë jam i detyruar të shtoj se imagjinata njëmend paska vërtetësinë më të fuqishme se vërtetësia e vargjeve:

Dhe zbutem nën pushtetin tënd,

Ti më çon si me një dorë të padukshme

Andej nga fugon zemra ime

Andej nga qetësohet shpirti im

Si qeshja më e ëmbël hyjnore

Poezia ka peshën e gurit në vend të vet, sepse poeti i beson Zotit të tij, i beson po-pullit të tij:

Ti më thua: Gjërat më të ëmbla janë plot dhembje

Gjërat më të dashura duan flijim të madh.

Profetizmi është i rrezikshëm, edhe pse shume gjëra mund të dalin të vërteta pas një kohe, shprehet Borhesi në një ligjëratë të tij, e unë e kam vështirë ta përcaktoj kup-timin e këtyre dy vargjeve, nëse është profetizmi që doli i vërtetë, apo të kategorizohet vetëm si thënie popullore e mençur e shfrytëzuar dhe e “përkthyer” poetikisht.

Dhembja për gjërat e ëmbla ka tërhequr vërejtjen qysh më 11 janar të vitit 1978, – pas dy dekadash ndodh flijimi i madh, ndërsa më 17 shkurt 2008 vjen gjëja më e dashur.

Dyzet vjet ndërmjet. Jo lehtë e përtypur. Por interesante, domethënëse! Poezitë e këtilla janë veshur me elementë objektiviteti, prandaj interpretimi mendimit dhe kuptimit mund të bëhet edhe ndryshe duke iu qasur po ndryshe poezisë. E rëndë-sishme është se poeti ka një besim të patundur në madhështinë e Zotit. Ka besim edhe në poezinë e tij. Prandaj do t’i shëmbëllej pakëz Zotit të tij për të mirat që i sjell njerë-zimit. Jo me ironi. Thjesht me ndjesi.

Në këtë ndërmarrje, poetit i duhet vijëzimi i rrugës me dritë për të ecur më lehtë përpjetës, se e di ai se rruga që ka zgjedhur nuk është udhë e lule-lajleve, po e përpjetave me shkarëzima të trishtueshme. Dhe, shëmbëllimi i tij frymëzoi patriotët për flijime të mëdha.

Rexhep Elmazi po rritet dhe do të rritet sa herë të lexohet poezia e veprës së tij. Do të rritet shumë më shumë se ata që s’dinë për Zotin, s’ditën për Popullin, nuk ua ndjeu për Atdheun.

Tri poezitë tjera kanë kuptim dual. Këtë moment poetik e ka trajtuar dhe inter-pretuar profesor Anton Nikë Berisha, duke konstatuar: “Dukuria e drejtpeshimit të dy të kundërtave përligjet kur poeti Elmazi flet për lirinë dhe dashurinë, që ndërlidhen dhe shkrihen me njëra-tjetrën, sa fiton përshtypjen se flitet për të dashurën, bindesh se fjala është për dashurinë”.

Dëshmimi i dukurisë së këtillë poetike bëhet vetëm nëpërmjet shembullit, ndry-she mbetet gjykim i mangët, prandaj le të kënaqemi me poezinë “Enigma e jetës dhe vdekjes”.

Unë jam i vetëdijshëm se kush jam

Një zemër e ngratë për Ty,

Në daç merre, në daç lëre

Ajo edhe ashtu vuan se vuan !

Në jetë asgjë s’më prek aq shumë

Sa ti që më djeg përditë;

Gjërat që vijnë e shkojnë me nxitim

Pos teje, në sy fare s’më bien.

Vetëm zemra e dashur lë shenjë

Në gur, në tokë dhe gjithkund…

Vetëm ajo tregon se kemi qenë vërtetë

Në një pikë kohe të mbarë gjithësisë.

Çudi: si mund ta duash atë që të djeg;

Pa të cilën s’mundesh asnjë çast ?!

Ndoshta ajo që vërtetë vlen diçka

Qenka e bërë prej zjarrit që shndrit.

Dhe ai shkëlqim që mbetet pas

Ajo rrugë, ajo gjurmë e pashlyer

Qenka e flakës fuqi dhe luftë

Pa të cilën as jeta s’ka kuptim.

Vuaj dhe prapë e dua jetën !

– A s’ është vallë kjo një paradoks

Nëse jeta s’mundet pa vuajtje

Atëherë përse ma kënda të jetoj ?

( 11 janar 1978)

Nuk e di pse duhet të vazhdoj për një interpretim të ri, nëse pajtohem plotësisht me vlerësimin e më parmë. Vetëm për të shtuar se kuptimin e lirisë ma forcon konsta-timi poetik:

Sepse, i vdekur me siguri do të kisha paqe

Por ajo paqe s’do të më kishte kënaqur.

Këto vargje të shkëputura nga poezia Theror i gjakimit të shenjtë, shprehin figurativisht kuptimi të nënkuptuar: vdekje do të ishte ndërprerja ose mos-nisja fare e veprimtarisë atdhetare. Paqe do të kishte me pushtetin, si jo! Por, Rexhep Elmazi nuk e donte atë paqe, ai e donte rrëmujën, ndryshimin dhe këngën e re! KËNGËN E RE!

I vetëdijshëm se rruga e zgjedhur është e duhura, se në rrugën e duhur i bëhet theror gjakimit të shenjtë, duke e matur rëndësinë e therorizimit me dashurinë për të dashurën liri, duke mos dyshuar në vendimin e marrë:

Por nejse!… Le t’i bëhem theror gjakimit të shenjtë

E di se prej teje, dhe për ty, e dashur, e bëj këtë !

Një ditë, me siguri, do të bindem unë dhe gjithë ju

Se krejt ç’rron e gjakon, e bën këtë për hir t’dashurisë.

Dhe vazhdon edhe me poezinë e radhës Fuqia që nuk përfill ligjet. E do atë të shkretë liri a femër qoftë aq shumë, sa gjynah, bile të mos e shohë. E thotë vetë poeti, jo unë:

Dhe jetoj veç për të, për atë ditë

Për atë çast kur do ta shohë me sy…

Nuk mundet që të jetojë pa të. Sa i guximshëm është, e dualist me qëllim, pa dashur të japë shpjegime deri në qartësi:

Mund ta ndërroj mendimin për Zot e Hyjni

Por për dashurinë gjithmonë mendoj njësoj

Po, vepron kështu, pse guximin e ka marrë prej dashurisë, prej atij ligji suprem që bën çudira e kush s’i kupton. Lexuar si kuptim shohim një proces jete që nis me dashurinë dhe për dashurinë, që përpiqet për jetën, por nuk i frikohet vdekjes:

Nga dashuria dhe me dashuri e kam filluar jetën

…………………………………………………………………..

Dhe në fjollat e flakës së saj

Dua të mbulohem prej kësaj bote kur të udhëtoj

Le të më përcjellë, bashkë me miqtë

Muzika e saj me tonet më të dhembshme sajuar

Ka diçka romantike në këto vargje moderne, ndoshta kushtëzimi veprimit, ndoshta dëshira kushtëzuese, apo ritmi. Dhe mund të jetë fryma, paksa edhe mënyra e shfaqjes së mendimit, që realizohet me fjalët vepruese në të tashmen e lidhores. Kujdes, kemi tërhequr vëmendjen për mendimin ambiguitet që shkrin dukurinë e dy të kundërtave në poezitë e poetit Elmazi.

Kuptimi i këtillë poetik i karakterizon edhe poezitë e fundit, në të cilat lirizmi subjektiv rrëshqet ndjeshëm kah objektivizmi. Është kjo mënyra e rrëfimit poetik të poetit Elmazi që shpërfaq veprimtarinë e mjeshtërisë së tij. Veprimtari e veçantë dhe origjinale që “me artin e saj komunikon dhe bën ndikimin e saj estetik dhe te lexuesi i sotëm” (sipas A. N. Berishës).

Korrik, 2023

Share This:

Tags: Rexhep Elmazi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arrestohet një burrë në Gjilan për keqpërdorim

21 June 2025
Lajme

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët

21 June 2025
Kulturë

Akademik Rexhep Ismajli dekorohet me Medaljen e

21 June 2025
Lajme

Trumpi përmend përsëri Kosovën e Serbinë si

20 June 2025
RELATED Stories for you
Uncategorised

Tryeza letrare e “Flakës së Janarit 2023”,

27 January 2023

Manifestimi Mbarëkombëtar i kulturës “Flaka e Janarit 2023”, ka vazhduar edhe këtë të premte,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.