Thursday 5 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Manchester United mund të sjellë yje të mëdhenj pas mbylljes së afatit kalimtar

Vedat Muriqi, sulmuesi i parë shqiptar në histori në Top 5-en europiane për Këpucën e

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, një person dërgohet në spital

Komandanti i KFOR-it Turk vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gazetarit Michael Martens

Është ndarë nga jeta Rrustem Haziri, ish-zyrtar komunal në Gjilan

Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga shiu dhe bora

QKMF Kamenicë – Pas 45 vjetësh shërbimi në shëndetësi, pensionohet kryeinfermierja Nafije Ajvazi

KFOR-i Turk viziton SHFMU “Afërdita” në Kishnapolë, diskutohen projekte për digitalizimin e mësimit

Parashikimi i motit për nesër, shi e borë

 Guri peshon rëndë vetëm në vendin e vet
Lajme

Guri peshon rëndë vetëm në vendin e vet

13 August 2023 0 Comment 15 min read

AA

Në dardanë/Kamenicë përurohet «Parku i ushtarëve» kushtuar tre ushtarëve të vrarë më 1991 në APJ: Florim Kosumi, Muhamed Biçku dhe Muharrem Robelli.

Kadri Rahimaj, kryetar i Komunës së Kamenicës

 “Guri peshon rëndë vetëm në vendin e vet”. Kjo është një thënie e fortë, e cila përshkruan shumë saktë situatën e ushtarëve shqiptarë të vrarë në APJ.

Shkruan: Xhevdet Kallaba

Ata ishin njerëzit që ndiqnin marshimet, që bënin detyrimisht shërbimin ushtarak, por edhe që u zgjodhën për t’u vënë në vijën e parë të fronteve okupuese gjatë luftës së APJ-së, në vitet ’90, por edhe më herët, në disa republika të ish-Jugosllavisë.

Xhevdet Kallaba

Fati i shumë ushtarëve shqiptarë ishte i trishtë dhe tragjik. Historia fillon në vitet e para të shekullit të 20-të, kur Shqipëria ishte ende një vend i ri.

Fëmijët e saj e dinin vetëm luftën e ashpër që popujt e tjerë e bënin me ta për të përfituar nga pasuritë natyrore të vendit tonë.

Luftërat dhe okupimi i vazhdueshëm i Shqipërisë nga fuqitë e mëdha ishin një histori e hershme, dhe për ushtarët shqiptarë kjo ishte një realitet i vazhdueshëm.

Sami Robelli

Për shumë dekada, shqiptarët u përdorën për t’i shërbyer një qeverie të huaj. Ata u morën me forcë, pa lënë dëshirat dhe ëndrrat e tyre të realizohen në trojet shqiptare.

Për fat të keq, ushtarët shqiptarë që u regjistruan në ushtrinë jugosllave nuk u trajtuan si heronj apo luftëtarë. Ata u shpërndanë në rrethe të ndryshme dhe u përdorën si “mish për top” për të luftuar sllovenët, kroatët e boshnjakët, të cilët po luftonin për lirinë dhe pavarësinë e vet. Por, ajo që nuk pritej të ndodhte ishte vrasja aksidentale e shumë ushtarëve shqiptarë. Ata vendoseshin në vijën e parë të frontit dhe rrezikoheshin të vriteshin qoftë nga kundërshtarët, kur sulmonin, qoftë nga oficerët e APJ-së, nëse dezertonin.

Florim Kosumi, Muhamed Biçku, Muharrem Robelli dhe shumë të tjerë u vranë në luftën e fundit në ish-Jugosllavi. Ata “dhunshëm” ishin pjesë e trupave jugosllave që po luftonin për të ndaluar shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata ishin pengje të një luftë të huaj dhe të mjerë. Vrasjet aksidentale, vendosjet e gabuara të ushtarëve ishin vetëm disa nga faktorët që kontribuuan në humbjen e jetëve të shumë ushtarëve shqiptarë.

Nexhat Rexha
Lemi
Minivere Maka

Regjimi komunist në Beograd nuk e konsideronte aspak vdekjen e tyre një brengë dhe nuk i nderoi ato me nderime kombëtare. Përkundrazi, vdekja e tyre ishte dëshmi se sa e pavlerë ishte jeta e një ushtari shqiptar në regjimin e Beogradit. Protestat e nënave dhe familjeve shqiptare nuk kishin asnjë efekt, as edhe atëherë kur mijëra shqiptarë protestonin gjatë ceremonive të varrimit të atyre ushtarë shqiptarëve që silleshin të kyçur në arkivole të llamarinta. Ata mund të protestonin me qindra herë, duke kërkuar drejtësi për djemtë e tyre të vrarë, por shteti nuk i përgjigjej këmbënguljes së tyre.

Pjesëmarrja masive e ushtarëve shqiptarë në luftën e fundit e bëri atë akoma më të hidhur të pranohet fakti se përqindja e dezertimit të ushtarëve shqiptarë ishte e lartë. Ata nuk donin të përfshiheshin në konflikte të huaja dhe të jetonin nën trysninë e ushtarëve të huaj. Ata deshën ta shprehin krenarinë kombëtare duke shërbyer në radhët e një ushtrie për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, në luftën e shenjtë të UÇK-së.

Por regjimi i Beogradit nuk pranoi kurrë ta kuptonte këtë. Përkundrazi, ata përdorën ushtarët shqiptarë si mish për top dhe treguan indiferencë ndaj dhimbjes dhe vdekjes së tyre. Eprorët ushtarakë serbë ishin shndërruar në një forcë okupatore që e shpërndau popullin tonë dhe jo një fuqi mbrojtëse, siç do të duhej të ishte.

Blerina

Ndërsa Shqipëria arriti të fitonte pavarësinë në vitin 1912, ndjekësit e një bashkimi kombëtar nuk e panë kurrë një fitore të plotë. Ata luftuan gjithmonë për të përmbushur ëndrrën e tyre për liri dhe pavarësi kombëtare. Por historitë e vuajtjeve, tragjedia e vrarjes së ushtarëve shqiptarë dhe vuajtjet e nënave shqiptare tregojnë se guri peshon rëndë vetëm në vendin e vet. Lirinë duhet ta kemi në kështjellën ushtarëve tanë dhe jo në kështjellën e ushtarëve të huaj.

Shi për këtë, më 11 gusht 2023, në Dardanë/Kamenicë u zbulua një pllakë përkujtimore kushtuar tre ushtarëve të vrarë në APJ, nga APJ më 1991. Në pllakë u skalitën emrat e ushtarëve Florim Kosumi, Muhamed Biçku dhe Muharrem Robelli, që patën të njëjtën vitlindje dhe të njëjtën vitvrasje (1971-1991), dhe kjo pllakë ishte e vendosur pikërisht në një gur autokton, njësoj sikur që jemi edhe ne si popull autokton në këto troje.

Po këtë ditë në sallën e shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati” të Dardanës, në praninë e familjarëve të këtyre ushtarëve si dhe të shumë qytetarëve të tjerë u bë një akademi përkujtimore kushtuar Florimit, Muhamedit dhe Muharremit, por që ishte edhe një simbolikë e përkujtimit të të gjithë ushtarëve të vrarë në armata të ndryshme jashtë shtetit amë.

Për të pranishmit u shfaq edhe një film dokumentar ku paraqiteshin, veç e veç, varrimet e tre ushtarëve të vrarë në verën e vitit 1991.

Emrat e tyre nuk munguan as në vargjet poetike të deklamuara nga vogëlushi Muharrem Robelli (nip i ushtarit Muharrem) dhe Minivere Muja Maka.

Edhe referuesit Sami Robelli, Kadri Rahimaj, Nexhat Rexha, Fadil Sahiti, bashkë edhe me moderatorin Xhevdet Kallaba përplotësuan këtë akademi me peshën që i dhanë këta ushtarë një pjese të historisë sonë kombëtare.

“Dashuria për atdheun është fitore e sigurt, pra siç ka ndodhë edhe fitorja ynë në Republikën e Kosovës me luftën e fundit të UÇK-së”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Kadri Rahimaj.

Me këngën “Hej ju male”, kënduar nga Blerina Kallaba Pacolli në përcjellje instrumentale të Ylberina Isufi Ibrahimaj, sikur u bë një analogji me luftërat tona të vazhdueshme çlirimtare që nga koha e Skënderbeut e deri në ditët tona

Pas akademisë pasoi një ecje e qetë protestuese e të gjithë pjesëmarrësve, në kujtim të viteve ’90, që nga shtëpia e kulturës deri te Guri përkujtimor i vendosur në “Parkun e ushtarëve” ku u përjetësuan, tashmë, Florim Kosumi, Muhamed Biçku dhe Muharrem Robelli.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Manchester United mund të sjellë yje të

4 February 2026
Futboll

Vedat Muriqi, sulmuesi i parë shqiptar në

4 February 2026
Ekonomi

Incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë,

4 February 2026
Ciceroni

Komandanti i KFOR-it Turk vizitoi Spitalin e

4 February 2026
RELATED Stories for you
Ciceroni Ekonomi Featured Lajme

Kamenica i bashkohet projektit ReRural për zhvillimin

28 January 2026

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike,

Lajme

Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një

27 January 2026

Ekipi i Zjarrfikësve të Kamenicës realizoi një operacion kërkim-shpëtimi për një person të moshuar

Arte tjera Kulturë Kuriozitete Lajme

Përfundon restaurimi i Xhamisë në Meshinë të

19 January 2026

Ministria për Kulturë, Rini e Sport, gjegjësisht ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrulla Çeku,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.