Ndërroi jetë infermierja Safete Fetinci! – Kolegët e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, bashkëndjenë dhëmbjen
Familja e Infermieres Safete Fetinci ka njoftuar se ka ndërruar jetë infermierja, ndërsa ka reaguar duke basshkëndjerë dhëmbje me familjen për ndarjen nga jeta të koleges së tyre, kolektivi i Spitalit të përgjithshëm në Gjilan.
“Me dhëmbje e pikëllim të thellë i njoftojmë stafin shëndetësor për vdekjen e papritur të infermieres Safete Fetinci”, shkruan faqja zyrtare e këtij institucioni të shëndetësisë.
“Ne punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan humbëm kolegen e nderuar, punëtoren e dalluar në SPGJ dhe shumë të dashur në repartin e Urologjisë. Safetja për shumë vite deri në ndarjen e saj nga jeta, ka qenë me detyrë kryeinfermiere në repartin e Urologjisë”, thuhet më tej në postim.
“Me këtë rast menagjmenti i Spitalit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë stafit në veçanti kolegëve të repartit të Urologjisë si dhe familjes dhe të afërmve të koleges sonë Safete Fetinci!”, përfundon njoftimi dedikues.
Njoftimi i plotë
Njoftim Mortor
Me dhembje e pikëllim të thellë i njoftojm stafin shëndetësor për vdekjen e papritur të infermieres Safete Fetinci.
Lajmin për vdekjen e infermieres e kanë bërë të ditur familjarët e saj.
Ne punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan humbëm kolegen e nderuar, punëtoren e dalluar në SPGJ dhe shumë të dashur në repartin e Urologjisë.
Safetja për shumë vitë deri në ndarjen e saj nga jeta ka qenë me detyrë kryeinfermiere në repartin e Urologjisë.
Me këtë rast menagjmenti i Spitalit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë stafit në veçanti kolegëve të repartit të Urologjisë si dhe familjes dhe të afërmve të koleges sonë Safete Fetinci!
Ngushëllime familjes, kolëgëve.
Shpirti i saj u prehtë në paqe!