Parashikimi i motit për të Hënën, 07.08.2023
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes do të pasohen nga një front i ftohtë, duke sjellur reshje lokale shiu.
Në zona të caktuara do të jenë në formë rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-48 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C. Pas kalimit të frontit temperaturat do të ulen ndjeshëm prej 12-17°C.
Burimi i lajmit: /MeteoKosova/