Tuesday 1 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Shoferi i taksisë humb jetën papritur gjatë vozitjes në Gjilan, arrin në spital pa

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Lajm i mirë: 13-vjeçarja kosovare në Gjermani gjendet shëndoshë e mirë

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal

Të marten, 01 korrik 2025, vendoset gurëthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në kompleksin

Zgjedhen përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës për Miss Universe 2025

Gjermania planifikon rritjen e pagës minimale në rreth 15 euro për orë

Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, thirrje për protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Studentja e UKZ-së Erletë Baliqi përfaqësoi Kosovën në forumin më të madh evropian për demokraci

Kurti insiston në votimin e fshehtë: Ta provojmë, o fiton Albulena, o ne e sjellim

 Historia e filmit dhe librit “Beni ecën vetë”
Kulturë

Historia e filmit dhe librit “Beni ecën vetë”

28 July 2023 0 Comment 9 min read

AA

Zakonisht, pas një libri të bukur, lind një film i bukur. Rrallë ndodh e kundërta, që pas një filmi të bukur të lindë një libër i bukur.

Kështu në fakt ka ndodhur në rastin e filmit “Beni ecën vetë”, me skenar të Kiço Blushit dhe regji të Xhanfize Kekos, që është ndër filmat më të bukur të kinemasë shqiptare. 

Përgatiti: Neritana Kraja

“Beni ecën vetë” është historia e djalit të vogël, që nga Korça, shkon te xhaxhai i tij në fshat dhe aty mëson të bëhet një fëmijë i pavarur.

Beni është një djalë tetëvjeçar që jeton në Korçë me prindërit e tij. Beni bënte një jetë të mbyllur. Nëna e tij duke qenë shumë e kujdesshme ndaj tij, i privon atij disa kënaqësi të moshës dhe nuk e lë të luajë jashtë, nga meraku se mos sëmuret, vritet…!

Kur Beni është në gjendje të dalë jashtë, fëmijët e lagjes e vënë në lojë atë, duke e quajtur shpesh “një mace të frikësuar” dhe “një djalë mamaje”, ose “qullac”.

Një ditë kur xhaxhai i tij, Thomai, erdhi nga fshati për vizitë, ai e sheh Benin duke qarë pasi fëmijët e tjerë i morën kalin e tij.

Thomai vendos ta marrë Beni me kalë në një fshat të largët, ku e mëson atë për jetën dhe si të jetë “burrë” më i zoti. Në fshat, Beni për herë të parë mëson të rrijë pa prindërit. Për ta ndihmuar të kalojë frikën dhe të ambientohet e ftojnë të marrë pjesë së bashku me fëmijët e tjerë në një piknik. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës, duke larguar frikën dhe mendimet negative të fëmijërisë. Me kalimin e ditëve, nga eksperienca në fshat Beni mësohet dhe kthehet në një djalë të pjekur,që nuk bëhet më qaraman për gjëra të vogla…

Në rrugën e kthimit për në qytetin Beni nuk ka nevojë të hipë mbi kalë, ai është në gjendje të ecë vetë gjatë gjithë rrugës për në shtëpi. Ky është me pak fjalë subjekti i filmit, i cili më pas u shkrua edhe si libër.

Thuajse të gjithë të vegjlit shqiptarë, kudo që janë, kanë lexuar librin “Beni ecën vetë”. E shumëkush edhe e ka parë filmin, për të cilin u shkrua libri. Ndonëse filmi dhe libri janë shumë mbresëlënëse, jo të gjithë e dinë se shkrimtari Kiço Blushi ka përshkruar si personazh kryesor djalin e tij, që sot të gjithë e njohin dhe e vlerësojnë si gazetar dhe shkrimtar, Ben Blushi. Madje edhe emrin e djalit, ia ka vënë personazhit, Beni.

Beni i vërtetë, mund të ketë qenë 6 apo 7 vjeç atëherë kur është bërë ky film. Ai e mban mend babanë kur e shkruante skenarin, madje kujton edhe ankimet e tij prej fëmije: pse nuk mund ta luante ai veten e tij në film, meqë libri ishte frymëzuar prej tij, por një tjetër fëmijë, që ishte i përzgjedhuri i Xhanfize Kekos, aktori i vogël Herion Mustafaraj. Filmi u realizua në vitin 1975 nga regjisorja e shquar e filmit shqiptar për fëmijë, Xhanfize Keko, si një produksion i Kinostudios Shqipëria e Re.

Në film luajnë një kast fëmijësh të mrekullueshëm, si: Herion Mustafaraj në rolin e Benit, Gjergj Sollaku në rolin e kushëririt dhe Selma Sotirllari në rolin e Tullumbaces, por spikasin edhe aktorë si Pandi Raidhi, Dhorkë Orgocka, Yllka Mujo, Zhani Petro, etj. Filmi shquhet për dialogun e natyrshëm, interpretimin mjaft origjinal, freskinë e kamerës dhe kolonën zanore të mrekullueshme nga Limoz Dizdari.

Ky film mbetet një nga më të bukurit e kinematografisë shqiptare për fëmijë, i dashur nga të mëdhenj e të vegjël. Në Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 1976 filmi “Beni ecën vetë” u vlerësua me Kupën e Festivalit dhe në të njëjtin vit u paraqit dhe mori medalje në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival”. Po në vitin 1976 mori pjesë dhe një çmim në Beograd si dhe Kupën e Festivalit në Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë.

Duke parë suksesin e madh të filmit, i cili u xhirua në Korçë dhe fshatrat e saj, skenaristi Kiço Blushi, vendosi që historinë e Benit ta trajtonte edhe në libër. Në vitin 1976, “Beni ecën vetë” doli si libër me një tirazh prej 10.000 kopjesh, nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë. “Beni ecën vetë” u bë shumë shpejt një nga romanet për fëmijë nga më të vlerësuarit në letërsinë shqiptare në vitet ‘70-’80, i njohur për trajtimin e dashurisë ndaj natyrës fshatit e njerëzve të tij.

Shumë shpejt libri u bë pjesë e programeve jashtëshkollorë, prandaj u bë i domosdoshëm ribotimi sa më parë i romanit, që u realizua në vitin 2008.

E pikërisht romani “Beni ecën vetë” është një vepër, e cila do të vlerësohet në të gjitha kohët, sepse kjo vepër nuk është skematike, por një vepër e vërtetë letrare, ku tema e dashurisë për natyrën, fshatin, njeriun, shokun apo shoqen, kafshët, punën është e natyrshme dhe njerëzore. Ky roman ka hyrë në fondin e artë të letërsisë kombëtare jo vetëm nga shtjellimi i temës së dashurisë për natyrën dhe atdheun, por edhe për gjuhën e thjeshtë e figuracionin e pasur.

Share This:

Tags: Beni Ecen vetem
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Shoferi i taksisë humb jetën papritur

30 June 2025
Lajme

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt

30 June 2025
Lajme

Lajm i mirë: 13-vjeçarja kosovare në Gjermani

30 June 2025
Lajme

Mbahet mbledhja e VI-të e Kuvendi Komunal

30 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.