Deputetët e PDK-së largohen nga seanca e Kuvendit
Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lëshuar seancën e sotme parlamentare.
Kjo erdhi menjëherë pas deklaratës së shefit të këtij grupi, Abelard Tahirit, i cili tha se ata nuk do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
“Nuk do të marrë pjesë në këtë votim nuk do të bëjmë propozim për asnjë kandidat”, ka thënë Tahiri. Ndryshe, deputetët e PDK-së edhe pse ishin të pranishëm në seancë ata nuk morën pjesë në asnjë votim.