Tërmet 5.5 shkallësh në Turqi
Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm mëngjesin e sotëm.
Fuqia e tërmetit është 5.5 shkallë të rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte në Kozan, 64 kilometra nga provinca jugore e Adanas.
Ende nuk raportohet për dëme apo të ndonjë të plagosur nga ky rast.
Kujtojmë se në muajin shkurt Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet ku si pasojë vdiqën mbi 50 mijë persona.
Po ashtu u shkaktuan edhe dëme të mëdha materiale.