Gjilan: Lajmi i Fundit: – Ka ndërruar jetë prof. Isak Haziri
Lajmin për vdekjen e profesor Isak Haziri e kanë pubklikuar familjarë të tij, ndërsa bëhet e ditur se varrimi do të bëhet të shtunën në vendlindjen e tij, në fshatin skifteraj.
Kështu ka njoftuar dhëndrri i tij, këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Ekrem Kryeziu.
“Me dhembje dhe pikëllim të madh ju njoftoj që sot ka ndërruar jetë profesor Isak Haziri, miku im (vëllau i gruas time). Me vdekjen e profesorit humba një mik, humba një intelektual me plotë kuptimin e fjalës , një njeri të ditur me të cilin mund të bisedoje për të gjitha temat. Valët e jetës e goditën pamëshirshëm, por ai diti si t’i përballoj ato. U largua përgjithmonë duke na lënë të mërzitur dhe duke lënë zbrazëti që nuk kompenzohet”, ka shkruar z. Kryeziu.
Profesor Isak Haziri ka qenë i angazhuar një periudhë të gjatë në arsimin e mesëm në Gjilan, vecmas gjatë viteve 80-të, të shek. XX-të, nga i cili janë edukuar e arsimuar gjeneratat të tëra të asaj periudhe në Shkollën e Mesme, “Zenel Hajdini” – Drejtimi i Shkencave Matematiko-Natyrore etj.