Filluan korrje-shirjet në Ferizaj, sasia e rendimentit 4 tonë për hektarë
Komuna e ferizajit ka filluar zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve, ka njoftuar kreu i kësja komune, Agim Aliu.
Sipas tij ky proces ka filluar sot më 12 korrik, në pronën e njërit prej fermerëve të kësaj komune, i cili ka të mbjella rreth 100 hektarë me grurë.
“… Shukri Sallahu nga fshati Zllatar, nisi fushatën e korrje-shirjeve të grurit në mbi 100 hektarët e mbjella prej tij. Sipas specialistëve, nga 4000 hektarët e mbjellura me grurë në Ferizaj, në disa rajone rendimenti është 4 tonelata për hektarë, kurse si mesatare e përgjithshme e Ferizajt, hambarit të grurit i sigurohen 3,5 tonelata për hektarë”, ka thënë kreu i Komunës së Ferizajit.
Bazuar në deklaratat e z. Aliu, rendimeti i konstatuar nga ana e ekspertëve, mund të konsiderohet rezultat pozitiv, kur merret dihet mirëfilli se pjesa më e madhe e vitit 2023 ka qenë e përshrkuar me mot të ligë e reshje të vazhdueshme.