Friday 30 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

KAMENICA SIGURON 150 MIJË EURO PËR PËRFUNDIMIN E QENDRËS SË KOMPOSTIMIT

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë

Ka male, akullnaja, atmosferë të hollë dhe 5 satelitë natyrorë, por, pse Plutoni nuk është

U NDA NGA JETA NË MOSHËN 64-VJEÇARE PRONARI I NJËRIT NGA LOKALET MË TË DASHURA

Miratohet mbështetja financiare prej 85,000 euro për NPL “Tregu” në Gjilan

DREJTORIA E SHËNDETËSISË NË GJILAN FINALIZON HAPËSIRAT PËR PENSIONISTËT

Kuvendi i Gjilanit miraton subvencionet për ndërmarrjet publike dhe vendime të tjera

Komiteti për Komunitete në Viti mbajti mbledhjen e nëntë të rregullt

DORËHEQJE NË KRYE TË RTS-SË – MANJA GRÇIQ LË DREJTIMIN E TELEVIZIONIT SHTETËROR SERB

Apeli e shpall të pafajshëm, Salih Kqiku flet për përballjen me pesë aktakuza

 Lexuesi i Deklaratës së 2 Korrikut: Akti ynë, vullnet i qytetarëve
Lajme

Lexuesi i Deklaratës së 2 Korrikut: Akti ynë, vullnet i qytetarëve

2 July 2023 0 Comment 5 min read

AA

Delegati dhe lexuesi i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1999, Muharrem Shabani, ka thënë se akti i delegatëve të legjislaturës së Kuvendit të Kosovës në atë periudhë ishte shprehje e vullnetit të qytetarëve.

Nga: B. Halimi | RTKlive

33 vjet nga shpallja e asaj deklarate, Muharrem Shabani foli në Lajmet e RTK-së për rëndësinë e asaj dite.

“Shikuar nga kjo distancë për shumë gjenerata ndoshta shikohet më ndryshe, por jo edhe për gjeneratat e vjetra të cilat e kanë përjetuar situatën në të cilën është nxjerrë kjo deklaratë, ku populli ka qenë po thuajse në shtetrrethim policor e institucionet para supremimit nga politika hegjemoniste serbe. Deklarata u nxor në kushte të jashtëzakonshme. Ajo shprehte vullnetin e popullit. Ishte një koordinim i punës me Akademinë e Shkencave, me njerëz të institucioneve dhe Komisionit Kushtetues të Kuvendit të Kosovës, që përbëhej me ekspertë me renome të asaj kohe. Si e tillë, i parapriu edhe akteve tjera që u nxorën më vonë”, tha Shabani.

Ai theksoi se shpallja e Deklaratës së 2 Korrikut shprehte atë vullnet që ishte akumuluar në shpirtin dhe zemrën e qytetarëve me dekada – që të hiqej nga sundimi serb.

“Ata filluan në të gjitha format e mundshme që të mos i lejohej më hapësirë Kosovës që ajo të qeverisë me institucionet e vet dhe me pasuritë e veta. Ne, si legjislaturë e morëm situatën në gjendje shumë të rëndë. Në mars të vitit 1989 ishin aprovuar ato amandamente me të cilat suprimohej autonomia e Kosovës”, shtoi delegati i Kuvendit i asaj periudhe.  

Ai tutje tha se pritjet kanë qenë të mëdha me rastin e shpalljes së deklaratës, pasi ajo verbalisht juridikisht e politikisht e shprehte vullnetin e qytetarëve, teksa kishin filluar disa lëvizje edhe në Evropën Lindore e po ashtu edhe brenda Jugosllavisë kishin mbështetje nga republikat properëndimore si Sllovenia e Kroacia.

“Në ditën që e kam lexuar deklaratën kam marrë diku urime e përkrahje prej 9 senatorëve e kongresmenëve. që vërtet ishte një shenjë sepse në atë kohë Kosova nuk ishte askund në agjendë. Ishte një pritje e madhe se do të përmirësoheshin kushtet dhe jeta. Ne nuk kemi pasur tendencë që me aktet tona t’i shkelim të drejtat e të tjerëve, sepse vetë i kishim të drejtat të shkelura. Prandaj, ne edhe në Kushtetutën e Kaçanikut i morëm të gjitha ato tipare të Kushtetutave më demokratike në Evropë”, nënvizoi Shabani.

Në fund ai ka komentuar edhe faktin që 33 vjetori i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese nuk u shënua me asnjë aktivitet institucional.

“Për fat të keq. Ndoshta ditë e diel, ndoshta angazhimi në çështje tjera, por e njëjta situatë ka qenë edhe vjet. Parvjet ka qenë një ftesë dhe është vendos një pllakë në Kuvend. Derisa ka qenë presidenti Rugova ka pasur aktivitet çdo vit. Ishte një satisfaksion edhe për delegatët, të cilët tash janë plakur, e 45 prej tyre kanë ndërruar jetë. Një pjesë janë me pengesa fizike, me paterica e me forma tjera. Ata kanë nevojë edhe për mjekime, edhe për ndonjë kujdes social e shëndetësor, e që u mungon”, theksoi tutje Shabani.

Ai ka bërë të ditur se që nga koha kur në krye të Kuvendit ishte Kadri Veseli delegatët e kësaj legjislature kanë marrë si  përkrahje nga 220 euro në muaj.

Burimi i lajmit: RTKlive

Share This:

Tags: Deklarata e 2 korrikut
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

KAMENICA SIGURON 150 MIJË EURO PËR PËRFUNDIMIN

29 October 2026
Lajme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së

29 October 2026
Lajme

Ka male, akullnaja, atmosferë të hollë dhe

29 October 2026
Lajme

U NDA NGA JETA NË MOSHËN 64-VJEÇARE

29 October 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.