Parashikimi i motit për të hënën, 03 korrik 2023
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të izoluar në zona të veçanta.
Gjatë pasditës parashihet të dominojnë kushtet kryesisht me diell.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, me shpejtësi prej 10-33 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.
Burimi i lajmit: /MeteoKosova/