E premte, 30 qershor 2023, kryetari i Komunës së Gjilanit – takim me qytetarë
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se, nesër (e premte) 30 qershor 2023, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, mban takim me qytetarë.
Të nderuar banorë të komunës së Gjilanit,
“Me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë me problemet me të cilat ballafaqoheni çdo ditë, si dhe përmirësimin e komunikimit institucione-qytetarë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ju fton të merrni pjesë në takimin e organizuar me qytetarë”, thuhet ne njoftim.