Vërshimet në Pejë, njësitet e Kërkim – shpëtimit të FSK-së nisen për Pejë
Pas vërshimeve, njësitë e FSK-së të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejë. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në faqen e tij në facebook.
Njoftimi i Plotë:
“Të nderuar qytetarë,
Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë.
Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë.