Sunday 14 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur për investime dhe partneritete të reja

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

Vendet e plotësuara në kohë rekord – Nis numërimi mbrapsht për “Rilindja Kids Tournament 2026”

Gjilan: Tri veprimtari për 81-vjetorin e lindjes dhe 30-vjetorin e amshimit të Beqir Musliut

Poeti dhe artisti italian Raffaele Icaruso nderon dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc – Muçivërc, investim prej 1.3 milion eurosh

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

 1432 fëmijë të vrarë në Kosovë, kërkohet ndërtimi i obeliskut afër aeroportit “Adem Jashari”
Lajme

1432 fëmijë të vrarë në Kosovë, kërkohet ndërtimi i obeliskut afër aeroportit “Adem Jashari”

16 June 2023 0 Comment 5 min read

AA

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të premten janë takuar me anëtarë të Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë. Temë diskutimi ishte zyrtarizmi i numrit të vërtetë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës gjenocidiale në Kosovë.

Aty u tha se institucionet vendëse dhe ndërkombëtare duhet ta dinë numrin e saktë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. E numri i saktë deri më tash sipas Nysret Pllanës, anëtar i Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë, është 1432.

Në nderim të tyre, u kërkua që të ndërtohet një obelisk në Kosovë, e ku lokacioni është përcaktuar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Pllana, gjatë fjalës së tij përmendi edhe rastin e njohur si “Panda” në Pejë, ku të vrarë janë gjashtë të rinj serb.

“Nuk ka njeri që nuk e di se lufta sjelle vetëm dëme, vrasje, tragjedi familjare dhe kombëtare. Mirëpo, kur një pushtues vret fëmijët e një populli tjetër, vret edhe fëmijët e vet (siç është botërisht i njohur rasti ‘Panda’ në Pejë, ku policia serbe i vret 6 të rijnë serb, 5 prej tyre të moshës adoloshente, vetëm për t’u lënë fajin shqiptarëve)”, tha Pllana.

Pllana tha se 1392 fëmijë shqiptarë janë vrarë gjate viteve 1998/1999, dhe 40 fëmijë tjerë gjatë viteve 1981/1997, nga ushtria paramilitare serbe.

“Së pari, në Kosovë janë vrarë 1432 fëmijë që dihen deri tashti. Sepse janë shumë gra që janë vrare kur ishin shtatzëna, edhe në muajin e tetë e të nënte, që nuk është folur kurrë për fëmijët e tyre të vrarë në barkun e nënës shqiptare. Po ashtu, përkundër këmbënguljes sonë, për të pasur një statistike të saktë, e cila është përmbledhur në këtë botim, ka mundësi që të mos janë përfshirë të gjithë fëmijët e vrare në Kosove nga viti 1981 deri më 1999. Në këtë libër i keni me date, me ditë e me fotografi, vrasjen e 1392 fëmijëve shqiptare gjate viteve 1998/1999, dhe vrasjen e 40 fëmijëve shqiptare gjate viteve 1981/1997, po nga ushtria dhe policia barbare serbe”, tha tutje Pllana.

“Së dyti, ata nuk janë vetëm numra, nuk janë vetëm 1432 fëmijëve të vrarë. Janë 1432 familje të së ardhmes sonë. Janë 1432 familje më pak në këtë Kosovën tonë, për lirinë e së cilës është derdhur aq shumë gjak, sa asnjë popull tjetër në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore e këndej. Së treti, ata 1432 fëmijë nuk janë të zhdukur, siç thuhet herë pas here, edhe në Akademi përkujtimore, edhe në raste të takimeve me familjet e dëshmorëve të Kombit”, tha Pllana.

E ndërtimi i Obeliskut afër aeroportit “Adem Jashari”, nuk pritet të ketë implikime buxhetore, pasi ndërtimin e saj e ka marrë përsipër Liga Shqiptaro-Amerikane, raporton EO.

“Kërkesa ime, andaj edhe kërkesa e familjeve të këtyre 1432 fëmijëve të vrarë, është që të përjetësohen në Kompleksin Memorial në formë obelisku, në mënyrë që të kemi ku të vëmë një buqetë me lule”.

“Dikush nga ju mund ta dijë, dikush nga ju ka mundur të ketë dëgjuar, sepse këto përpjekje i kemi bere me vite, se afër Aeroportit ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ është caktuar vendi prej një hektarësh (dhurate nga Komuna e Lipjanit) ësh vënë maskota e një obelisku. Donator është Liga shqiptaro-amerikane”.

Share This:

Tags: Aeroporti Adem Jashari Obleisku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen

12 June 2026
Lajme

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur

12 June 2026
Sport

E jashtëzakonshme! Stadiumi i atletikës në Roganë

12 June 2026
Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Alarm në ANP “Adem Jashari” – Punëtorja

9 July 2025

Nuk janë të rralla rastet kur në Aeroportin e Prishtinës raportohen situata të dyshimta

Lajme

Ky është udhëtari i 3-miliontë në Aeroportin

10 November 2023

Ardit Alaj nga Deçani është bërë udhëtari i 3 milionët që ka udhëtuar përmes

Lajme

Zhduket mërgimtari nga Zvicra pasi arrin në

20 June 2023

Një mërgimtar nga Zvicra raportohet se është zhdukur të dielën, pasi ka zbritur në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.