Sunday 17 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan, 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e ti

Nëntë të lënduar në një aksident mes gjashtë veturave në Gjilan

Takimi Trump-Putin në Alaska, reagon Erdogan

Prapaskenat e takimit, BBC: Falë pritjes së ngrohtë të Trumpit, Putini ndihet sikur ka rifituar

Tragjike/ – Autobusi rrëshqet nga ura dhe bie në lumë, aksidenti i rëndë shënon 18

QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin

Parashikimi i motit për të shtunën, 16 gusht 2025

Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Master të pranuar në vitin

Veterani i arsimit Gani Ismajli nga Muhoci i Bujanocit – mbush 91 vjet, merr shumë

 Kush është Valery Zaluzhny, figura kyçe që qëndron në planifikimin e kundërofensivës së Ukrainës?
Lajme

Kush është Valery Zaluzhny, figura kyçe që qëndron në planifikimin e kundërofensivës së Ukrainës?

15 June 2023 0 Comment 12 min read

AA

Përpjekja e shumëpritur e Ukrainës për të rimarrë territoret në lindje dhe jug të vendit, të pushtuara nga Rusia për 18 muajt e fundit, tani është në lëvizje të plotë.

Dhe një figurë kyçe në planifikimin dhe ekzekutimin e këtij operacioni është gjenerali Valery Zaluzhny, komandanti i përgjithshëm 49-vjeçar i Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tyre, ai është pak i njohur deri vonë, por popullariteti i tij tani rivalizon atë të presidentit Volodymyr Zelensky.

Siç shkruan BBC, gjenerali Zaluzhny, ose “Valera jonë” siç duan ta quajnë miqtë dhe shokët e vjetër të klasës, u emërua komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në korrik të vitit 2021.

Ata që e njohin mirë thonë se emërimi, i shtyrë personalisht nga presidenti Zelensky, ishte një surprizë për gjeneralin dhe shumë të tjerë gjithashtu pasi promovimi i tij përfshinte ngjitjen e disa shkallëve në shkallët e karrierës.

Zaluzhny njihej tashmë si një komandant ambicioz dhe modern, por edhe një njeri jo modest që i pëlqente të bënte shaka me vartësit e tij.

Brenda shtatë muajve ai drejtoi mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë.

Ndryshe, që nga 26 shkurti i vitit 2022 ishte e qartë se trupat ruse po dështonin të “marrën Kievin për tri ditë”, gjë që fillimisht ishte dukur një rezultat i mundshëm.

Por realiteti mbeti i zymtë dhe autoritetet ukrainase po i bënin thirrje publikut të mos panikohej.

Trupat ruse po përparonin në veri, lindje dhe jug të Ukrainës dhe përbënin një kërcënim të konsiderueshëm për kryeqytetin.

Një ide që lundronte në mesin e zyrtarëve të lartë të Ukrainës ishte fillimi i hedhjes në erë të urave pranë Kievit mbi lumin e madh Dnipro, për të parandaluar kalimin e rusëve nga bregu i majtë lindor në bregun e djathtë perëndimor, ku, midis objekteve të tjera strategjike, ndodhej lagjja e qeverisë.

Ata i telefonuan gjeneralit Zaluzhny për të marrë mendimin e tij.

“Në asnjë rrethanë nuk duhet ta bëjmë këtë”, raportohet të jetë përgjigjur ai, në atë kohë i ulur në një bunker.

“Kjo do të jetë një tradhti e civilëve dhe ushtarakëve që mbeten në bregun lindor”.

BBC thotë se ka dëgjuar deklarata që përputhen nga dy burime të përfshira në episod që tregojnë se kjo është ajo që ka ndodhur.

Pas kësaj pasuan shumë vendime të tjera vendimtare dhe në fillim të prillit 2022, trupat ukrainase e shtynë ushtrinë ruse në veri dhe lindje të Kievit.

Sipas shkrimit të BBC, përcjell Telegrafi, i lindur në familjen e një ushtaraku sovjetik, Valery Zaluzhny dikur tha se ishte gjithmonë i përkushtuar të distancohej nga hierarkia e tepruar e Ushtrisë Sovjetike.

Në kohën kur ai shkoi në shkollën ushtarake në mesin e viteve 1990 Ukraina ishte veçse një shtet i pavarur.

Ndërsa tekstet e tij shkollore në kolegjin ushtarak mund të kenë datuar që nga epoka sovjetike, ai mësoi për realitetin e luftës “nga dora e parë”.

Në vitin 2014 ai u emërua zëvendës komandant në një zonë të Ukrainës lindore ku po fillonte konflikti me separatistët, të mbështetur nga ushtria ruse.

Dhe kolegët kanë treguar se që nga fillimi i karrierës së tij ai ishte i prirur për të ndërtuar marrëdhënie besimi me vartësit e tij, si dhe për të deleguar vendime komanduese.

Ish ndihmësja e Zaluzhny-t, e cila ishte pranë tij në ditët e para të pushtimit rus, Lyudmyla Dolhonovska, i tha BBC-së se ai flinte shumë pak dhe mbante kontakte me stafin ushtarak në vijën e frontit.

“Ai fliste shumë në telefon me gjeneralët e tij, por bisedat ishin gjithmonë të përqendruara dhe të qeta”, tha ajo.

E analistët thonë se fleksibiliteti i treguar nga njësitë ukrainase me oficerë të rinj të aftë për të marrë vendime në fushën e betejës u dha atyre një avantazh të konsiderueshëm ndaj strukturave vendimmarrëse më të rënda të ushtrisë ruse.

Disa burime në ushtrinë ukrainase madje shkojnë aq larg sa thonë se janë komandantët vendimtarë në terren ata që janë kolektivisht përgjegjës për sukseset e Ukrainës, ndërsa gjeneral Zaluzhny duhet t’i atribuohet vetëm se u ka lënë atyre lirinë për të vepruar.

Ndërsa lufta filloi, Presidenti Zelensky luajti një rol kyç në ruajtjen e moralit të publikut ukrainas përmes fjalimeve të tij të natës.

Ai nxiti një imazh të qeverisjes së fortë ndërsa ushtronte presion ndaj partnerëve të huaj për mbështetje financiare dhe ushtarake.

Përqendrimi i Gjeneral Zaluzhny ishte në vendosjen e duhur të strategjisë ushtarake.

Pas përparimeve të suksesshme në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës, trupat ukrainase çliruan pjesë të mëdha të territorit ukrainas në lindje dhe jug.

Komandanti i Përgjithshëm u bë hero kombëtar, pavarësisht se shihej rrallë në publik dhe aq më rrallë jepte intervista.

Emri i tij u bë sinonim i trimërisë dhe vendosmërisë, dhe reputacioni i tij solli edhe anekdota.

Vlerësimet e tij të popullaritetit u krahasuan madje edhe me atë të Zelensky dhe teoricienët e konspiracionit filluan të spekulojnë për një përçarje të mundshme mes tyre.

U fol për Zelensky që zëvendësoi Zaluzhny si shef ushtarak apo edhe për Zaluzhny që sfidonte udhëheqjen politike të presidentit.

Por deri më tani, asnjëra nuk ka ndodhur.

Kolonel Anatoly Shtefan publikoi një foto me Valery Zaluzhny për të hedhur poshtë thashethemet

Një burim në administratën presidenciale i tha BBC-së se “Presidenti Zelensky thjesht nuk ka kohë për një xhelozi të tillë pasi ai është 102% i preokupuar me marrjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën nga partnerët e saj”.

Kështu, dy burrat duken mjaft të lumtur që e lënë njëri-tjetrin të merrej me punën e tyre.

Gjenerali Zaluzhny i tha revistës Time qershorin e kaluar se ai nuk u mërzit t’i shpjegonte Zelenskyt të gjitha detajet e vogla të strategjisë ushtarake.

“Ai nuk ka nevojë të kuptojë çështjet ushtarake më shumë se sa duhet të dijë për mjekësinë apo ndërtimin e urave”.

Ndërkohë analistët politikë dhe sociologët kanë thënë për BBC se popullariteti i Zaluzhny është i natyrshëm në situatën aktuale ku ukrainasit kanë nevojë për mënyra për të rritur moralin.

Ata nxjerrin në pah edhe ndjeshmërinë e tij njerëzore.

Në këtë drejtim tregohet se si ai një herë u shfaq në një dasmë të një ushtari që u detyrua të vononte ceremoninë sepse ishte dërguar në vijën e frontit në Bakhmut.

Përfundimisht, ushtarit iu dha një periudhë e shkurtër leje për të pasur mundësinë të martohej me të fejuarën e tij.

Dhe edhe në këtë rast, propaganda ruse tentoi të luante rolin e saj.

Ndërsa bisedat për një ofensivë të ardhshme ukrainase u intensifikuan, blogerët ushtarakë rusë filluan të qarkullojnë thashetheme në mes të majit se gjenerali Zaluzhny ishte plagosur rëndë apo edhe vrarë.

Kolonel Anatoly Shtefan, i cili është i afërt me gjeneralin Zaluzhny, tha se ndërsa drejtuesit kryesorë të Ukrainës talleshin me thashethemet – të cilat ata i përshkruanin si “maja e çmendurisë së propagandës ruse” – ishte e qartë se edhe ukrainasit kishin filluar të shqetësoheshin.

Andaj, në fillim të qershorit, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi disa foto të gjeneralit Zaluzhny duke marrë pjesë në një ceremoni ushtarake në Kiev.

Share This:

Tags: Russi Ukraina
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan, 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në

17 August 2025
Lajme

Nëntë të lënduar në një aksident mes

17 August 2025
Lajme

Takimi Trump-Putin në Alaska, reagon Erdogan

16 August 2025
Lajme

Prapaskenat e takimit, BBC: Falë pritjes së

16 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Trump: Putini ka kohë deri të premten

4 August 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i dërguari i tij i posaçëm, Steve

Lajme

Lajmi i fundit: Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës

15 July 2025

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, njoftoi të martën se ka dorëzuar letrën e dorëheqjes,

Lajme

“Natën në strehimore, ditën në punë” –

14 July 2025

Mikrobiologu i njohur kosovar, Lul Raka, po qëndron aktualisht në Ukrainë, si pjesë e

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.