Parashikimi i motit për të Premten, 09 qershor 2023
Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës, sidomos më vonë, pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 30°C. /MeteoKosova/