Friday 7 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Drita shënon fitore historike në Ligën e Konferencës – triumfon në udhëtim tek Shelbourne

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Parashikimi i motit për të enjten, 06 nëntor 2025

Elon Musk: Nuk do ketë më celularë! Brenda 5 vitesh, smartphone-t do t’i zëvendësojë Inteligjenca

Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Takime të ngjeshura në aktivitetet ditore të Alban Hysenit, kandidat i LVV-së për kryetar të

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

 Riad Rashiti: PDK në Gjilan nuk do të bëhet pjesë e kusuritjeve politike në mes të LDK-së dhe VV-së
Lajme

Riad Rashiti: PDK në Gjilan nuk do të bëhet pjesë e kusuritjeve politike në mes të LDK-së dhe VV-së

5 June 2023 0 Comment 5 min read

AA


Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, përmes faqes së kësaj dege në Gjilan, ka shfaqur gatishmërinë e tij dhe subjektit që drejton që të kontribuoj në funksionalitetin e qeverisisjes komunale, pavarësisht prishjes së koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje javën e kaluar.


Siaps tij, bllokimi i punës së Kuvendit Komunal nuk i shërben askujt në Gjilan, ndaj PDK do të veprojë karshi pamaturisë politike të kryetarit të komunës, dhe politikës së VV-së si subjekt.


“Kryetari i degës së PDK-së Riad Rashiti, thekson se puna e institucioneve komunale nuk guxon të bllokohet sikurse gjatë shtatë muajve të vitit të kaluar, për shkak të inateve apo hakmarrjes politike. PDK-ja si opozitë do të veprojë arsyeshëm dhe pa humbur kohë, sepse nëse ekziston vullneti ka shumë punë për të bërë”, ka shkruar ai.

“Pavarësisht krijimit të rrethanave të reja politike në komunën e Gjilanit, të krijuara nga mungesa e përvojës politike, paaftësisë negociuese dhe egocentrizmit të të parit të saj, dhe kryesuesit të KK, për PDK-në është e rëndësishme që vendimmarrja në Kuvendin Komunal të funksionojë dhe të jetë në shërbim të zhvillimeve pozitive për qytetarët e Gjilanit, të cilët nuk duhet të pësojnë nga axhamillëqet e vazhdueshme të politikës së VV-së”, ka shkruar më tej Rashiti.


Duke iu referuar zhvillimeve të përgjithshme në skenën politike të Komunës së Gjilanit nga java e kaluar, Rashiti ka nënvizuar se çasja e e këshilltarëve komunal të PDK-së në KK të Gjilanit, do të jetë e përgjegjëshmë dhe në funksion të punës në shërbim të këtij institucioni.


“Partia Demokratike e Kosovës si faktor vendimmarrës në Kuvendin Komunal të Gjilanit, nuk do të bëhet pjesë e kusuritjeve politike në mes të LDK-së dhe VV-së. Qasja dhe angazhimi i asambleistëve të PDK-së do të jetë i përgjegjshëm dhe në funksion të punës që i shërben ligjshmërisë dhe besueshmërisë në punën e asamblesë komunale”, vijoi Rashiti.


“Për të rritur dinamikën e punës në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ne jemi para shumë vendimeve të rëndësishme, miratimit të KAB-it dhe buxhetit komunal për vitin 2024, miratimit të rregulloreve dhe projekteve me rëndësi, ku është e domosdoshme të kemi një pajtueshmëri të përgjithshme nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në asamble komunale, se si të ecim tutje ne raport me legjislativin dhe ekzekutivin e komunës, e që nuk është aspak e lehtë në këto rrethana të reja”.


Ish partneri i koalicionit, gjegjësisht i pari i këtij subjekti, Riad Rashiti, i ka sygjeruar partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje që të heqë dorë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit, meqë, siç potencoi, tanimë nuk përfaqëson shumicën! Ndërsa, po aty, Rashiti vijon me adresimin ndaj LDK-së, duke i sygjeruar se “nuk duhet të insistojë në marrjen e pozitës së kryesuesit edhe pse e ka shumicën”.


“Për kryesues të Kuvendit Komunal, duhet të ketë kompromis dhe konsensus politik që do t’i shërbente një stabiliteti funksional deri në fund të këtij mandati. Për PDK-në është e rëndësishme ndërtimi i një modeli bazuar në parime, duke dëshmuar rolin e saj konstruktiv për aq sa i takon, dhe gatishmërisë së pakicës VV-së për të zbatuar vendimet që do të merren në Kuvendin Komunal”.


Së bashku duhet të krijojmë mundësitë për investime të reja përmes klimës së qëndrueshme politike dhe për zhvillim të Komunës së Gjilanit e rajonit të Anamoravës, përfundon Rashiti adresimin publik drejtuar Qeverisjes Komunale, gjegjësisht ish partnerit qeverisës, Lëvizjes Vetëvendosje.

Share This:

Tags: Riad Rashiti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

LRFGJ – Lidhja Rajonale e Futbollit të

6 November 2025
Lajme

Drita shënon fitore historike në Ligën e

6 November 2025
Futboll

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025
Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan,

3 October 2025

Riad Rashiti takon OJQ Handikos në Gjilan, diskuton problemet me të ciat përballet. Së

Lajme

Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Jakupit-

29 September 2025

Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit. “Nderuam stemën e

Lajme

Riad Rashiti: “Sot e cdo herë përulemi

19 September 2025

Riad Rashiti: “Sot e cdo herë përulemi me respekt të thellë para dëshmorëve të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.