Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet Burim Ruzhdi Agaj nga rajoni i Gjilanit.
Në njoftimin e bërë nga Policia thuhet se i dyshuari po kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policorë në Gjilan, me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të veprave penale (tentim vrasje ndaj policëve në detyrë), që janë raportuar kohëve të fundit në Policinë Rajonale në Gjilan”, thuhet në njoftim.