Për FFK-në asgjë e jashtëzakonshme: Ballkani kampion, 89-shi e Drenica bien nga elita
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar si zakonisht për xhiron e fundit në Superligë.
Ndonëse reagimet janë të shumta për ndeshjet në Ferizaj dhe Mitrovicë, FFK-ja i është përmbajtur shabllonit.
“Ballkani kurorëzohet me titullin e kampionit, Trepça ’89 e Drenica bien nga elita”, është titulli i shkrimit të FFK-së për ndeshjet e xhiros së fundit.
“Ndërkohë, nga elita pas Drenicës, me rezultatet e ndeshjeve të sotme u përshëndet edhe Trepça’89, e cila përkundër fitores kundër Prishtinës (2:1) nuk arriti t’i shmanget pozitës së nëntë, ngase fitores realizoi edhe Ferizaj në duel me Dukagjinin (2:1). Kësisoj, në ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë do të luajë Ferizaj kundër skuadrës nga Liga e Parë, Lirisë”, shkruan në njoftimin e FFK-së.