Ferizaj fiton, ndeshjen dhe rezultati cilësohen të turpshme
Me një gol të turpshëm në minutat shtesë, Ferizaj ka fituar ndeshjen ndaj Dukagjinit dhe ka mbetur në pozitën e tetë në Superligë.
Mbetjen në Superligë e kërkon përmes plejautit. Ndërkohë Trepça ’89 fitoi ndaj Prishtinës, por fitorja nuk i mjaftoi.
Edhe në Mitrovicë kishte teatër futbolli. Ferizaj e shënoi golin derisa portieri Altik Muhaxhiri përpiqej të largohej nga rruga e topit për në portë.