Mentor Alishani, zgjidhet rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”
Mentor Alishani është zgjedhur rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
Alishani është emëruar me 7 vota pro, pra të gjithë anëtarët kane votuar për të, njoftojnë media lokale në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministrja e Arsimit, Arbrije nagavci, përmes faqes së saj në facebook.
Ajo ka shkruar për rrjedhën e procesit, të cilin e ka cilësuar transparent, ndërsa ka vijuar me konstatimin e dalë nga Këshilli drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti”, ku thuhet se kandidati Dr. Alishani, ka qenë kandidati më i përgatiotur dhe ka dëshmuar performancën më të mirë, sipas panelit intervistues.
“Rektori i ri Alishani është profesor i asocuar në Universitetin e Prishtinës ndërsa ka përfunduar studimet doktorale në Universitetin e Curihut. Falenderoj ish-rektorin dhe stafin e tij për punën e deritanishme si dhe Këshillin drejtues për angazhimin e tyre për një proces të drejtë të zgjedhjes së rektorit të UPZ-së”, ka shkurar ministrja Nagavci, duke i uruar suksese në detyrën e re, rekotirt të ri të këtij universiteti.