Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Gjilan, 24 maj 2023 – Drejtoria rajonale e Policisë, Stacioni Policor Gjilan, më datë 23 maj 2023, në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin Q. M., viti i lindjes 1973, mashkull kosovar shqiptar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej njëqind e pesëdhjetë (150) ditë burg për veprat penale ‘Vjedhje e rëndë’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.