Akil Gjakova merr edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror
Akil Gjakova ka vazhduar me fitore në Kampionatin Botëror të Xhudos. Xhudisti nga Kosova ka mposhtur jugkoreanin Heoncheol Kang pasi e hedhi bukur me Ippon.
Në këtë duel Gjakova nuk e ka rrezikuar në asnjë moment fitoren duke dominuar kundërshtarin.
Kujtojmë që Akil Gjakova në rrethin e parë e mposhti rumunin Adrian Sulca në kategorinë deri në 73 kilogramë.