Parashikimi i motit për të Shtunën, 29 prill 2023
Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmje, të cilat në momente dhe zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve.
Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-26 km/h.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. Burimi: /MeteoKosova/