![Aksident i rëndë në Llabjan, përplasen dy kamiona](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/04/8888-1.jpg)
Aksident i rëndë në Llabjan, përplasen dy kamiona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Llabjan të komunës së Artanës, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Gjilan.
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2024/04/vali-ranch-2.jpg)
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale në rajonin e Gjilanit, në aksident janë përfshirë dy kamionë të cilët janë ndeshur mes vete.
Ndërsa lajmin për TV Gjilani e ka konfirmuar toger Ismet Hashani nga Zyra për Informim e Policisë Rajonale në Gjilan.
NJOFTIMI :
Aksident trafiku me lëndime
Rreth orës 09:00h në magjistralen Gjilan – Prishtinë, në fshatin Llabjan, ka ndodhur një aksident Trafiku me lëndime. Nga vendi i ngjarjes patrolla e Komunikacionit rrugor njofton se të involvuar në aksident janë dy kamionë transportues dhe një veturë.
Me këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e kamionëve të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrëfikësve ku kanë ndihmuar largimin e kamionëve dhe lirimin e rrugës.
Policia e Kosovës, Njësitet Rajonale të Komunikacionit Rrugor janë në vendin e ngjarjes dhe po i hetojnë rrethanat e këtij aksidenti, thuhet në njoftim./Tv Gjilani/
![](https://tvgjilani.com/wp-content/uploads/2023/11/libertas2.jpg)