Thursday 7 May 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes sime!”

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun e parë – Dr. Veton Salihi i jep

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë sportive, Sami Ademi

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nderon Daniel Müller me titullin “Doctor Honoris Causa”

Në UKZ u mbajt vizita e ekipit të Ekspertëve për riakreditimin e programit master “E

Nesër në Teatrin e Gjilanit rikthehet komedia “Gënjeshtra”– njofton TV Gjilani

Gjilan: Nis organizimi i “Garave Komunale të Ndihmës së Parë”

Drejtori Huruglica, takohet në Bursa me përfaqësues të bizneseve

Natë vendimtare në Mynih: Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen për finalen e madhe

Arsenali e pren biletën për Budapest, finalisti i parë i Champions sivjet

 Kurti ​dhe ish të burgosurit flasin për themelimin e institutit për të përndjekurit politikë
Lajme

Kurti ​dhe ish të burgosurit flasin për themelimin e institutit për të përndjekurit politikë

2 April 2023 0 Comment 4 min read

AA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 42-vjetorin e demonstratave të 1 dhe 2 prillit priti të shtunën në takim përfaqësuesit e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës.

Në takim morën pjesë kryetari i kësaj shoqate, Shefki Sadiku, së bashku me Binak Ulaj – ish-kryetar, Xhemajl Pllana – sekretar, Hydajet Hyseni – anëtar i kryesisë, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Meriman Braha – ish-sekretar.

“Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryeministri Kurti dhe përfaqësuesit e Shoqatës kthyen në kujtesë organizimin e demonstratave të vitin 1981, ballafaqimin me regjimin Jugosllav dhe kthesën historike që populli ynë kishte bërë në atë vit”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu u diskutua për sfidat dhe kërkesat e shoqatës, për format e mundshme të mbështetjes për funksionalizimin dhe fuqizimin e saj si dhe për kujdesin dhe përgjegjësinë institucionale për ruajtjen e memories kolektive përmes themelimit të institutit për ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë.

“Demonstratat e 1 dhe 2 prillit janë demonstratat më masive të vitit 1981. Atyre u parapriu protesta në mensë e studentëve me 4 mars dhe pastaj demonstratat me 11 dhe 26 mars 1981. Te blini i famshëm, para Ministrisë së Kulturës sot, ishte duke folur në megafon Hydajet Hyseni, i cili po i afrohej katër viteve ilegalitet atëbotë, e bashkë me të aty edhe Kadri Batusha, Ahmet Bllaca dhe Remzije Limani”.

Ish të burgosurit politikë thuhet se evokuan edhe kujtimin për Jakup Krasniqin i cili më 1 prill 1981 ishte po ashtu në mesin organizatorëve dhe pjesëmarrësve të demonstratës, kurse tash e 29 muaj po mbahet në paraburgim në burgun e Hagës.

Nga demonstratat e vitit 1981, u vranë 9 demonstrues, 15 persona mbetën të plagosur, qindra u arrestuan e burgosën, dhe u ndëshkuan e dënuan me shumë vite burgim të rëndë politikë. Ato nisën si protesta spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e Vetëvendosje.

Share This:

Tags: Kurti
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Shkruan: Silvana Begaj – Stokholm – “Vetes

6 May 2026
Lajme

Lajm historik për Luginën: Bujanoci fiton endokrinologun

6 May 2026
Lajme

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë

6 May 2026
Futboll

Ramadan Ahmeti – një histori e artë

6 May 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kurti: Spanja duhet ta kishte njohur qysh

20 April 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Barcelonë ka folur për

Lajme

Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend, në

20 April 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka arritur në Kuvendin

Lajme

Kurti fton opozitën në tryezë: Synon mbi

30 March 2026

Kryeministri i Kosova, Albin Kurti, ka paralajmëruar ftesa për takime me krerët e partive

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.