Saturday 13 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen e rrugëve me beton

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur për investime dhe partneritete të reja

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve të bizneseve nga India

Parashikimi i motit për të enjten, 11 qershor 2026

Sonte nis Botërori më i madh në histori: 48 kombëtare, 104 ndeshje dhe një muaj

Vendet e plotësuara në kohë rekord – Nis numërimi mbrapsht për “Rilindja Kids Tournament 2026”

Gjilan: Tri veprimtari për 81-vjetorin e lindjes dhe 30-vjetorin e amshimit të Beqir Musliut

Poeti dhe artisti italian Raffaele Icaruso nderon dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc – Muçivërc, investim prej 1.3 milion eurosh

Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial

 Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të punimeve ka qenë jashtë kontratës
Lajme

Zharku gjatë dëshmisë në rastin e 53 milionëve: Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të punimeve ka qenë jashtë kontratës

17 November 2025 0 Comment 5 min read

AA

Në rigjykimin për rastin “53-milionëshi”, ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, është pyetur sot edhe nga i pandehuri Eset Berisha, lidhur me procedurat për zgjatjen e afatit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

 Zharku ka deklaruar se nuk ka ekzistuar ofertë nga “Bechtel & Enka” për zgjatje të afatit pa kosto, por vetëm kërkesa për shfrytëzimin e fondeve të parapara.

Dëshmia e Zharkut ka vazhduar me sqarime nëse gjatë viteve 2015–2016 kishte pasur negociata për zgjatjen e punimeve dhe nëse kompania mbikëqyrëse “Hill International” kishte rekomanduar ndonjëherë zgjatje të afatit të kontratës pa kosto.

 Ai tha se kërkesat janë diskutuar rregullisht, por kostoja financiare për zgjatje nuk ka qenë pjesë e kontratës.

I pandehuri Eset Berisha pyeti se a ka pasur ofertë nga operatori ekonomik ‘Bechtel & Enka’ në vitin 2015 për zgjatje të afatit të punimeve pa kosto

“Po kthemi te problemi në vazhdimësi që ka qenë zgjatja e afatit për punime. A mund t’i tregoni gjykatës nëse keni pasur ofertë nga operatori ekonomik ‘Bechtel & Enka’ në vitin 2015 për zgjatje të afatit të punimeve pa kosto?”, pyeti ai.

Zharku u përgjigj se në realitet nuk ka pasur ofertë për zgjatje pa kosto por ka pasur ofertë që njësia me shfrytëzu shifrën prej 10 për qind prej fondeve të paparapame.

 “Në realitet nuk ka pasur ofertë për zgjatje pa kosto por ka pasur ofertë që njesia me shfrytëzu shifrën prej 10 për qind prej fondeve të paparapame”, tha ai.

Berisha pyeti më tej nëse kishte pasur tentativa gjatë viteve 2015–2016 për dakordim mes operatorit ekonomik, menaxherit të projektit dhe ministrisë. Zharku tha: “Kërkesa është biseduar rregullisht”.

I pandehuri gjithashtu pyeti: “A keni pranuar ndonjë shkresë nga mbikëqyrësi në vitin 2015… me të cilin ata kanë rekomanduar zgjatjen e afatit të kontratës pa kosto?”.

Zharku u përgjigj: “E sqarova çfarë kërkesa ka pasur. Ka pasur”.

Berisha vijoi: “Ju deklaruat se kostoja për zgjatjen e afatit të punimeve ka qenë e përcaktuar me kontratë sipas jush 1 milion euro në muaj”.

Zharku konfirmoi se “Është e saktë, mënyra se si e ka paraqitur Hill International, bazuar në kontratë dhe aneksin e kontratës”.

Kur u pyet nëse kishte deklaruar se zgjatja e afatit të punimeve ka qenë jashtë kontratës, Zharku tha: “Jo nuk deklarova ashtu. Kostoja financiare për zgjatjen e afatit të punimeve ka qenë jashtë kontratës. Kostoja financiare është tjetër”.

Berisha e pyeti edhe për gjendjen e punimeve deri në qershor të vitit 2017, kur Zharku kishte dorëzuar detyrën e ministrit. Zharku tha: “Kanë vazhduar me punë edhe në pjesën kur ka qenë gryka e Kaçanikut”.

Në pyetjen se a ishte e mundur përfundimi i autostradës deri në janar 2018 me ritmin e punës në atë kohë, Zharku u përgjigj: “Ka qenë e nevojshme shtyrja e afatit për përfundimin e punimeve prej vitit 2016”, tha ai./EkonomiaOnline.

Share This:

Tags: Lutfi Zharku
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan: Inspektorët gjobisin dy kompani për ndotjen

12 June 2026
Lajme

Hyseni pret delegacionin indian: Gjilani i hapur

12 June 2026
Sport

E jashtëzakonshme! Stadiumi i atletikës në Roganë

12 June 2026
Lajme

UKZ priti delegacionin e investitorëve dhe përfaqësuesve

11 June 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.