Marsela Çibukaj: Adele më ktheu një puthje, më ka sjellë shumë fat në jetë
Marsela Çibukaj është një prej këngëtareve më të mira shqiptare. Ajo shpesh konsiderohet si Adele e muzikës shqiptare.
Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Marsela zbuloi se këngëtarja me famë botërore i ka sjellë shumë fat.
Ajo rrëfeu se në vitin 2011 teksa Adele këndonte “Someone Like You” në një koncert i ka kthyer mbrapsht një puthje.
“Jam e lumtur sepse Adele më ka sjellë shumë fat në jetë. E kam rastisur në jetë, afër, kaq afër sa jemi ne. Kur këndonte “Someone Like You”, unë i dërgova një puthje. Ajo ma pa dhe ma ktheu mbrapsht. Unë e mora kështu si një urim. Kjo ndodhi në 2011 që ka qenë edhe viti që kam ardhur në Shqipëri”, tha këngëtarja.