Parashikimi i motit për të Premten, 17 shkurt 2023
Për të Premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Mëngjesi mbetet me acar.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-48 km/h! Temperaturat minimale do të luhaten prej -4 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.
Burimi: MeteoKosova