bazi e quan Kusari-Lilën “Çadra e Gadafit”: Shkaktoi përçarje
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka qenë i ashpër ndaj shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilas, teksa e quan “çadra e Gadafit”.
Sipas Abazit, Mimoza Kusari-Lila ka votuar marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
“Këtë valle ne e kemi parë të kaluarë, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi gjatë një konference për media, të enjten.
Ai edhe më parë ka shprehur kritika të ashpra për Mimoza Kusari-Lilën.
Sipas tij, Kusari-Lila “ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.
Kujtojmë se shefja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila me një grup nga Kosova kërcente me çadër në prani të ish-diktatorit libian, Muamer el Gadafi.