Dy të mitura nga Podujeva u raportuan të zhdukura, policia i gjeti në një kafiteri në Prishtinë
Dy persona kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:20, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se gjatë hetimit të rastit në orën 23:30, viktimat i kanë gjetur në një kafiteri në Prishtinë se bashk me dy persona të tjerë të mitur.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur”, thuhet në raport.
Ndërkaq, viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet.