Monday 23 March 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon liderit pas një beteje të fortë në fushë

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam i bindur që me lojtarët që kemi mund

Gjilani bashkohet për Sindromën Down: Mesazhe për gjithëpërfshirje, barazi dhe mbështetje institucionale

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen

Prishtina vendos derbin me një gol, Ferizaj bën hap të madh drejt mbijetesës

Superliga rikthehet me duele të forta, sot në fokus përballja në kryeqytet

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

United shpëton një pikë në fund, pas një ndeshjeje me kthesa ndaj Bournemouth

 Escobar: S’ka mënyrë për t’iu shmangur Asociacionit, nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë
Lajme

Escobar: S’ka mënyrë për t’iu shmangur Asociacionit, nuk është marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë

3 February 2023 0 Comment 5 min read

AA

“Politika jonë ka qenë kaherë e qartë. Mbështesim në plotëni dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për neve, njohja e ndërsjellë duhet të jetë qëllim përfundimtar, e rëndësishme.

Ne besojmë se të gjitha shtetet e rajonit duhet ta njohin njëri tjetrin, duhet të ulin barrierat tregtare, duhet të zgjidhin problemet e mbetura nga të 90’tat dhe të lëvizin drejt integrimeve evropiane”, tha zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, në një intervistë për “The Pavlovic Today”, raporton Insajderi.

Për planin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Escobar tha se “është plan i mirë” dhe “udhërrëfyes i shkëlqyeshëm”, të cilin ShBA pret që edhe Kosova edhe Serbia ta pranojnë.

“Por, në të njëjtën kohë janë disa fusha ekzistuese brenda Marrëveshjes së Brukselit që mbesin të papërmbushura. Njëra prej tyre është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, tha Escobar.

Escobar duke komentuar deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, se e vlerëson qasjen “konstruktive të Serbisë” në dialog, tha se Serbia “është e gatshme të konsiderojë secilën pikë të asaj marrëveshje”.

“Ata janë të gatshëm të nisin implementimin dhe bisedimet për anekset, anekset e bashkëngjitura menjëherë. Kjo është me të vërtetë konstruktive”, tha Gabriel Escobar.

Escobar tha se ShBA që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë tejet e qartë në pozicionin e saj ndaj shtetit të ri.

“Së pari, vizioni ynë ka qenë gjithmonë konsistent që nga pavarësia e Kosovës që Kosova do të jetë një shtet sovran, i pavarur, dhe një demokraci multi-etnike brenda kufijve të saj”, tha Escobar, derisa shtoi se “kjo mbetet edhe sot vizioni ynë”.

“Tanii, brenda këtij konstrukti, ka një marrëveshje që është nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe. Është një obligim ekzistues ligjor. Prandaj çfarëdo marrëveshje e ardhshme do ta përfshijë ata, dhe e përfshinë atë, plani franko-gjerman e përfshin atë”.

Escobar tha se në secilën rrugë para të dialogut të fascilituar nga BE, “do të ketë Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe”, përcjell Insajderi.

“Prandaj unë them se ajo do të implementohen në një pikë. Pavarësisht nëse Qeveria e Kosovës e pranon këtë obligim ligjor ajo nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Do të jetë baza e marrëveshjes për normalizim. Nuk ka mënyrë se s’i ti shmanget”.

Escobar tha se qëndrimi amerikan është se Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk do të cënojë funksionalitetin e shtetit, e as e ndonjë forme si “Republika Srpska” në Bosnje-Hercegovinë.

Share This:

Tags: Escobar
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Arabia Saudite dëbon atasheun ushtarak të Iranit

22 March 2026
Futboll

Derbi i zjarrtë i qytetit i takon

22 March 2026
Uncategorised

Komuna e Kamenicës shënon Ditën Ndërkombëtare të

22 March 2026
Futboll

Play-off i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo: Jam

22 March 2026
RELATED Stories for you
Lajme

“Po e presim momentin për të luftuar”,

15 April 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dielën kërcënoi me luftë, në praninë e disa

Lajme

Ambasada amerikane bën një përmbledhje të vizitës

16 March 2024

Ambasada amerikane në Prishtinë përmblodhi vizitën e emisarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor,

Lajme

Profesori amerikan kritikon raportimin e Escobarit: Nuk

20 July 2023

Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Daniel Serwer ka kritikuar komitetin për

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.