Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, kjo është arsyeja
Në një njoftim nga Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit, mësohet se Kuvendi Komunal në këtë komunë mbanë një seancë të jashtëzakonshme.
Në njoftim thuhet se mbledhja do të mbahet të premten më 3 shkurt 2023, ku në rend dite do të jetë vetëm një pikë për diskutim: Falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 € për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023.
Mbledhja do të mbahet si zakonisht në sallën e Kuvendit, nga ora 10:00