Të ecësh vetë
Heset Zymberi – Poezi
Hap, e përtej hapit,
mund të buzëqesh fati.
E, po u ktheve prapa,
të pret befasia.
Provo që të ecësh,
majtas e djathtas.
Se nga diku afër,
mund të vras lakmia.
Asnjë hap përtej,
ku kryqëzohen pritat.
Dhe mos u hamend,
Se të djegë tradhëtia,
Mëso të ecësh vetë,
se të pret lavdia.
Për të mbërri aty,
ku të buzëqesh Liria!…