Gjilan: DKA-së dhe Forumin Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, kontratë pune për 8 asistente
Gjilan – Drejtoria e Arsimit dhe Forumin Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, marrëveshje bashkëpunimi, kontrata për 8 asistentë për fëmijë.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan dhe Forumin Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, kanë nënshkruajtur marrqëveshje bashëkpunimi, e cila është e bazuar në projektligjin për kategorizimin dhe trajtimin e personave me aftësi të kufizuara, për mësim të garantuar në funsksion të mbështetjes së barabartë për të gjithë.
Në njoftimin e DKA-së në Gjilan thuhet se marrëveshja përfshinë nënshkrimin e kontratës për 8 asistentë për këto kategori.
“Sot, drejtoresha e Arsimit, znj. Albana Demiri bashkë me zyrtaren për fëmijët me nevoja të veçanta në komunën e Gjilanit, znj. Liridona Ukshini, dhe drejtorin ekzekutiv të forumit Kosovar të aftësisë së kufizuar, z. Bujar Kadriu nënshkruan kontratat e punës me 8 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, të mbështetur nga Unicefi mbikëqyrur nga Drejtoria Komunale e Arsimit e komunës tonë”, thuhet në njoftim.
“Duke ju uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tyre të mëtutjeshëm me fëmijët me aftësi të kufizuar, Drejtoria e Arsimit do të ofroj përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme në punën e tyre”, përfundon njoftim.